Categories: Uncategorized

Çomo apel qytetarëve për kujdes: Të shtruarit tek Infektivi, në gjendje të rënduar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook” ka shpërndarë video-mesazhin e shefes së Infektivit në QSUT, Najada Çomo duke u bërë thirrje qytetarë të ruajnë veten dhe të tjerët.

Në këtë video- mesazh Çomo i bën apel qytetarëve të tregohen të ndërgjegjshëm, ndërsa është ndalur edhe te shtimi i rasteve me koronavirus në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Çomo thotë se tek Infektivi një pjesë e madhe e pacientëve me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe terapi intensive, ndërsa shton se sa i përket shëndetit të qytetarëve, situatë është shqetësuese.

Gjithashtu ajo thekson se tashmë qytetarët kanë një detyrim madhor tashmë, t’i qëndrojnë larg të sëmurëve dhe të evitojnë vendet publike që grumbullojnë njerëz.

Virusi sipas saj nuk ka më përzgjedhje është më i pranishëm tek shqiptarët.

“Dua të tërheq vëmendjen se një pjesë e madhe e të shtruarve tek Infektivi janë në gjendje të rënduar, në terapi intensive. Ajo që dua të theksoj është se qytetarë të nderuar, është situatë për t’u shqetësuar nga ana shëndetësore.

Keni një detyrim madhor. Të qëndroni sa më larg të sëmurëve, që kanë sëmurë të tjerë. Ulni në maksimum qëndrimin në vende publike, si dhe maska është e vetmja armë mbrojtëse që kemi.

Virusi është mes jush, ju bëni hapin për t’u mbrojtur. Virusi nuk ka më përzgjedhje, jo vetëm mosha të treta. Janë të rinjtë që e çojnë tek të tjerët. Kini në vëmendje se ky virus është shumë tepër mes jush tani që u hoqën dhe barrierat, pra vendi është i hapur”, u shpreh tha Çomo.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

2 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

2 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

2 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

2 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

2 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

2 hours ago