Categories: Uncategorized

Cili është sulmuesi më i mirë në Serie A që nga viti 2000? Ja kush ka dalë në krye nga sondazhet e tifozëve

Një fillim spektakolar i vitit nga Cristiano Ronaldo ka kthyer besimin edhe tek Juventusi.

Me portugezin në formë, skuadra italiane është top favorit për të fituar titullin në Serie A dhe për të provuar edhe në Ligën e Kampionëve.

Të lidhura

None found

Sulmuesi portugez ka një seri të jashtëzakonshme, duke shënuar në shtatë javë e fundit radhazi në Serie A, ku e gjeti rrjetën 11 herë.

Ai është futur në garë edhe për golashënuesin më të mirë të sezonit, pasi aktualisht ka 16 gola, ndërsa në krye është Cito Immobile me 23.

Ronaldo ka shifrat të shkëlqyera të shënimit të golave në dy vitet e tij në Itali, ku ka shënuar 46 gola në 67 ndeshje, ndërsa kjo ka bërë që ‘La Gazzetta dello Sport’ të hap një debat interesant.

Gazeta prestigjioze italiane ka pyetur se a është portugezi sulmuesi më i mirë në 20 vitet e fundit që ka luajtur në Serie A.

Krahas Cristianos, janë edhe nëntë sulmues të tjerë të klasit botëror, të cilët gjithashtu bënë histori në Serie A.

Këta janë dhjetë golashënuesit që morën pjesë në një sondazh në ueb faqen e gazetës: Batistuta, Cristiano Ronaldo, Del Piero, Higuain, Ibrahimovic, Inzaghi, Ronaldo Nazário, Shevchenko, Totti dhe Vieri.

Ndër kriteret e të përzgjedhurve në listë, përveç golave, janë futur edhe titujt e fituar ndër vite. Kanë votuar mbi 15 mijë lexues.

Vendin e parë e ka zënë Ronaldo Nazário me 33.5 për qind të votave, ndërsa pas tij me vota ka mbetur CR7 ( 30.1%).

Vendi i tretë shkoi për ish-sulmuesin e Milanit, Andrei Shevchenko (8.3%).

Vendi i katërt shkon për Alessandro Del Piero (7.5%).

Pastaj janë Francesco Totti (5.2%), Gabriel Omar Batistuta (4%), Zlatan Ibrahimovic (3.6%), Higuain (3.1%), Pippo Inzaghi (2.6%) dhe Bobo Vieri (e fundit me 2%).

të fundit

VLEN: Maqedonia e Veriut avancon transportin ajror me teknologji moderne dhe standarde evropiane

Transporti ajror në Maqedoninë e Veriut po shënon përparim të vazhdueshëm përmes investimeve në siguri, teknologji dhe zgjerim të lidhjeve…

2 minutes ago

Jasir Asani kthehet në Iran, Esteghlal publikon pamjet e shqiptarit në stërvitje

Jasir Asani kur ishte pjesë e PartizanitJasir Asani është larguar nga Shqipëria, ku po kalonte ditët e pushimit [...]Read More...

10 minutes ago

Ford rikthen për kontroll mbi 770 mijë makina pas problemeve teknike

Ford po tërheq 770,000 kamionë dhe SUV në dy tërheqje.Në njërën, ka një defekt në transmision.Tërheqja e transmisionit është më…

13 minutes ago

Golfi me naftë mbyll një epokë në një prej tregjeve më të mëdha

Golfi mbetet (ende) një ikonë në industrinë e automobilave, ndërsa një kapitull i veçantë dhe një status të veçantë kanë…

14 minutes ago

Aksident i frikshëm në Kukës/ Makina “fluturon” mbi një shtëpi, raportohet për tre të plagosur

Mëngjesin e sotëm rreth orës 1:00, një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar  të në fshatin Bicaj, ku një automjet…

19 minutes ago

Edison Ndreca rikthehet te Egnatia pas aventurës 6-mujore në Kazakistan

Edison NdrecaEdison Ndreca është futbollisti më i ri i Egnatias [...]Read More...

21 minutes ago