Mjekja alergologe, Mira Xhixha, shpjegoi këtë të hënë në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, simptomat që dallojnë alergjitë e pranverës nga Covid-19.
Xhixha tha se në këto kohë, njerëzit janë akoma më të ndërgjegjësuar dhe pothuajse ka rënë ajo frika që ne përjetuam 2 muajt e kaluar.
“Ankthi dhe frika e dy muajve të kaluar ka rënë pasi dimë që simptomat e alergjisë janë simptoma tipike, të veçanta, nuk shoqërohen me temperaturë, me dhimbje koke, me këputje të përgjithshme trupore, nuk shoqërohen me shenja pastro-intensinale, pra me simptoma të barkut apo të përziera”, tha Xhixha.
Rudina: Mund të ndodhë që teshtimën ta ngatërrojë, sepse edhe Covid-19 ka edhe teshtimë përveç kollës që ka kryesisht?
Mira Xhixha: Po, por teshtimat tek sëmundjet alergjike janë karakteristike, të shpeshta, të njëpasnjëshme, ose të forta, janë teshtima pasi del nga shtëpia, pra janë lehtësisht të dallueshme. Kurse teshtimat e Covid-19 janë të rralla. Po ashtu nuk kemi as humbje të nuhatjes tek alergjitë, po kemi humbje të nuhatjes vetëm kur kemi një bllokim të hundëve dhe bllokimi është kronik. /tvklan
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…