Edhe pse krijimi i ciklonit në ujërat e detit Jon nuk përbën rrezik serioz për Shqipërinë, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dalë me një paralajmërin për ditët në vazhdim.
Ata i kujtojnë anijet që të bëjnë kujdes dhe të marrin masat e nevojshme për të parandaluar çdo rrezik që vjen për shkak të kushteve të këqija të motit.
Postimi i Plotë
Si rezultat i krijimit të një cikloni, me erëra të fuqishme dhe reshje shiu, nga mbrëmja e datës 16 shtator deri më 19 shtator 2020 moti në zonën e Detit Jon në veri do të përkeqësohet.
Moti i përkeqësuar në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë ku lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5 metra dhe periudha 8 sek. Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…