Categories: Uncategorized

Çifti i moshuar: Sot jemi pa ngrënë, nuk dimë kur do hamë…!

Janë prej shumë vitesh çift. Jeta plot trazira dhe e tashmja edhe më e keqe, i ka bërë që mos kenë më shumë se njëri-tjetrin, madje mos kenë as bukë të hanë. E pohojnë vetë, teksa thonë se nuk e mbajnë mend që kur kanë pa ngrënë.

Kjo është historia e çiftit 75-vjeçar, Gani dhe Hide Lekaj të cilët 18 vjet më parë lanë Dibrën dhe erdhën për një jetë më të mirë në Tiranë.

Jetojnë vetëm të dy dhe kanë edhe telashe me shëndetin. Duhet të kujdesen për veten, por edhe për njëri-tjetrin. Por sa mund t’ia dalin. Ganiu pohon se përpiqet, por nuk mundet ta ndihmojë të shoqen që trajtohet me KEMP. Ai tregon se çdo ditë për të është një sfidë për jetën, e nëse ai nuk çohet, rrezikojnë që të dy së bashku të vdesin.

Të dy së bashku marrin 22 mijë lekë të rinj në muaj. Por nuk u dalin. Shpesh përfundojnë spitaleve për net të tëra, herë njëri e herë tjetra.

Kur janë në shtëpi, nuk kanë me se të ushqehen. Sollën në jetë pesë fëmijë, ku njëri ndodhet jashtë. Katër të tjerët, të zhytur edhe ata në mjerimin e varfërisë.

Ganiu tregon se djali dhe e shoqja herë pas here i sjellin të hanë. Por shton se “ata nuk kanë as për vete”.

Drama e Ganiut dhe të shoqes nuk mbaron këtu. Tri vajzat vuajnë të qenit vetëm pasi u kanë vdekur burrat dhe familjet u duhet të mbajnë vetë peshën e familjes dhe ushqimit të fëmijëve.

Ata ndanë rrëfimet për jetën që po kalojnë, në emisionin me “Zemër të Hapur”, të autores Evis Ahmeti.

“Në vitin 2002 kemi ardhur në Tiranë nga Reçi i Dibrës. Jetonim me blegtori, por binte borë gjithë dimrit. Ne menduam se në Tiranë do ishte jeta më mirë, por nuk doli ashtu. Jetojmë të vetmuar prej kaq vitesh. Jeta këtu është mizerje. Unë jam sakat për vete, me zor i shërbej gruas.

Pas ardhjes në Tiranë kemi vuajtur shumë. Plaka harxhon rreth 50 mijë lekë të vjetra ilaçe muaj për muaj. Ilaçe për trurin, pasi truri është i shkatërruar komplet. Ndez sobën e zjarrit i shërbej edhe plakës, kur mundem gatuaj ndonjë pako makarona. Na ka mbaruar pensioni i muajit të kaluar, po presim nipin të vijë të na sjellë ndonjë gjē për të ngrënë. Vajzat i kisha të martuara dhe janë shumë keq ekonomikisht, burrat e tyre kanë vdekur në moshë të re nga infarkti.

Edhe çunat jetojnë me ndihmë ekonomike, kurse ne, jemi dy pleq të vetmuar. Duam ndihmë, s’dimë ku të përplasemi. Nuk mundemi më, jemi të pafuqishëm. Ime shoqe ka ngelur në krevat, vuan nga probleme të mëdha, kurohet te Spitali 5. I kërkoj ndihmë shtetit, kam shkuar me patericë tek OSHEE, kam kërkuar ndihmë për dritat, se nuk kam me çfarë t’i paguaj. Dy pensionet e pleqërisë që marrim janë të pamjaftueshme, pasi gruaja merr ilaçe dhe duhet të shtrohet në spital shpeshherë”, rrëfen i moshuari mes lotësh.

Më tej, ai tregon për varfërinë që po përjeton edhe sot që publikohet ky lajm: “Sot nuk kemi ngrënë mëngjes, deri tani, asgjë. Mbrëmë hëngrëm një supë makaronash. Sot nuk e dimë se a do hamë, na mbaruan lekët e pensionit të muajit, djalit nuk kam çfarë t’i kërkoj, ai jeton vetëm me 40 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike. Po pres nipin të na sjellë ndonjë gjë. Kismet Zotit.

Askush nuk ka ardhur për të na ndihmuar”, – thotë Ganiu ndërsa pret që pas pak orësh shtëpia të zhytet në terr e të sajojë ndonjë qiri: “As dritat nuk i kam larë. Mi kanë prerë. Prej 2 javësh jemi në errësirë. Nuk i paguajmë dot. Shkon 38-40 mijë lekë të vjetra në muaj, ku t’i gjejmë. Këto ditë që prapë ka bërë ftohtë, jemi ngrohur me sobë me dru. Ujë të ngrohtë nuk kemi, por duart i lajmë me ujë të ftohtë dhe sapun”, – tregon i moshuari duke pohuar se kaq mundësi ka të mbrohen nga koronavirusi.

Komuna Dajt flet për ndihma:

Kryetari i Njësisë Administrative Dajt, Kujtim Qefalia, thotë se njeh situatën e vështirë të të moshuarve. “Ajo është një familje që njihet mirë nga njësia jonë sepse është ndihmuar në shumë raste. Është familje në nevojë, nuk kanë mundësi të punojnë. Një djalë e kanë pa punë.

Prandaj e kemi ndihmuar disa herë me ndihma ekonomike. Do e kemi në konsideratë që edhe pas një jave, apo kur të kenë nevojë do ta ndihmojmë familjen. Do i lënë një numër kontakti për këtë qëllim”, – tha Qefalia./BW

të fundit

Horoskopi 22 qershor, dashuria dhe profesioni, zbuloni surprizat e yjeve

Dashi Nuk do të jeni shumë të kujdesshëm dhe do e keni kokën mes reve, gjë që do ju rrezikojë…

28 minutes ago

Kodrat e Cakranit në flakë, zjarri del jashtë kontrollit nga djegia e mbetjeve bujqësore, zjarrfikësit në aksion

Kodrat e Cakranit janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune. Fatmirësisht nuk ka banesa përreth dhe nuk rrezikohen…

33 minutes ago

Përshkallëzohet konflikti, Izraeli godet nga ajri depot e armëve dhe bazat ushtarake në Iran

Ushtria izraelite ka nisur një seri sulmesh ajrore në qytetin port jugor të Iranit, Bandar Abbas, duke synuar depo armësh…

57 minutes ago

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

Blogerja e njohur Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme. Pas dyshimeve të…

1 hour ago

Rinumërimi i preferencialeve në Tiranë/ Alimehmeti me vota të shtuara, jo të vjedhura! Rekord për Ervin Hoxhën

Rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Tiranës nuk po shkon ashtu siç kanë pretenduar kryesisht kandidatët e partive…

2 hours ago

Digjet transformatori në një nënstacion elektrik në Lezhë, qindra banorë ngelen pa energji elektrike

Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banorë pa energji elektrike. Konkretisht banorët në Njësitë…

2 hours ago