Ish-drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit, Erzen Breçani ka komentuar aksionet e sekuestrimit të pasurisë nga operacioni Forca e Ligjit.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Klan Tv, Breçani tha se kjo procedurë është e vështirë pasi i mbivendoset ligjit të Antimafias.
None found
Më tej, ish-efektivi tregoi një episod nga e shkuara e tij profesionale, kur ka shoqëruar ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Në atë kohë Berisha ishte arrestuar në Maqedoni dhe po transportohej në Tiranë.
“Unë kam shoqëruar Lulzim Berishën në aksionin kur ai është arrestuar dhe kam pasur një komunikim me të sepse e kisha në makinë. Në pyetje e sipër, mund të jetë duke më dëgjuar dhe duhet ta kujtojë shumë mirë, i thash ti je kriminel, ke vrarë.
Ti e thua tha, ty i thash duhet të të sekuestrohet edhe pasuria. Kur është arrestuar ky nuk ka patur ligj Antimafia.
Ai më tha mua që unë kam frikë vetëm një njeri në Shqipëri, ai është Sali Berisha sepse nuk pranon me bashkëpunu me të dhe të ekzekuton me u marr me veprimtari të tilla.
Tha, unë e kam aq formim sa që dy troje të cilat i kam të miratume me leje ndërtimi i kam shit në kohë që i është bërë kontroll në banesën e tij dhe asnjë lloj pasurie nuk më gjeni”, tha ai.
Zekirija Ramadani është rikthyer te Gjilani, skuadër me të cilën në aventurën e parë arriti ta përfundonte kampionatin në vendin…
Një protestues ka denoncuar dhunën e pretenduar nga efektivët e policisë gjatë përplasjeve në protestën e zhvilluar në Tiranë. Në…
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës, në Tiranë. Sipas informacioneve…
Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në InstaStory ndaj protestave të studentëve në Tiranë duke shprehur…
Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ka shënuar gol në fitoren e rëndësishme të Luganos ndaj Crvena Zvezdës, me rezultat 3-2, në…
Real Madridi ka përmbysur disavantazhin 3-1 për të fituar 4-3 ndaj Romës, falë zëvendësimeve vendimtare, kreativitetit të Arda Gulerit dhe…