Komanda Veriore e SHBA-s dhe Komanda e Mbrojtjes Hapësinore e Amerikës së Veriut (NORAD) po monitorojnë nga afër një nëndetëse ruse që u shfaq në afërsi të Alaskës më 27 gusht.
“Ne ndjekim nga afër anijet me interes, përfshirë anijet e huaja detare úshtarake, në zonën tonë të përgjegjësisë”, tha Komanda Veriore e SHBA-së në rrjetin social Twitter.
Është e paqartë pse nëndetësja u shfaq në këtë rajon. Komanda tha se nuk kishte pranuar asnjë kërkesë për ndihmë nga Marina Ruse ose marinarë të tjerë në zonë.
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm t’i ndihmojmë ata që janë në rrezik”, thuhet në një postim në Twitter. Siç njoftohet “aktiviteti detar rus” po zhvillohet në ujërat ndërkombëtare, përtej hapësirës detare të SHBA-së.
Zyrtarët úshtarakë amerikanë i thanë Associated Press se nëndetësja u shfaq gjatë një stërvitjeje luftarake.
Prania e anijeve ruse shkaktoi shqetësim midis anijeve tregtare amerikane në Detin e Beringit më 26 gúsht, tha Garda Bregdetare e SHBA-së.
Anije të shumta peshkimi njoftuan Gardën Bregdetare se ata kishin hasur në anijet ruse dhe ishin të shqetësuar, tha zëdhënësi i Gardës Bregdetare, Kip Wadlow, më herët më 27 gusht, raporton AP.
Por, më pas nga úshtria amerikane u tha se anijet ishin atje si pjesë e një stërvitjeje të paracaktuar úshtarake ruse që ishte e njohur për disa zyrtarë úshtarakë amerikanë./REL
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…