Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, pasi ka analizuar numrat në dhjetë shtete të Evropës, SHBA-në dhe Suedinë ka konstatuar se shtetet që kanë kaluar një valë të fortë COVID-i tanimë po përballen me shifra të qëndrueshme infektimesh, e veçanërisht fatalitetesh
“Shumica dërrmuese e shteteve që kanë pësuar një valë të parë shfaqin tani një kuadër shumë më të mirë të rezultateve të infektimit nga SARS-COV 2. Për këtë nuk duhet t’i mbajmë sytë vetëm te rastet e reja, por t’i shohim ato së bashku me problemin më të lartë të sëmundjes (vdekjet).
None found
Në krahasim me periudhën mars-prill, tashmë në shumicën e shteteve kurba e vdekshmërisë nuk po ndjek më kurbën e rasteve të reja. Ka një diferencë shumë të dukshme mes tyre. Konkretisht,
Francë: numri i rasteve të reja është pothuajse i njëjtë me periudhën mars-prill, por vdekshmëria është krejtësisht e ulët.
Spanjë: numri i rasteve të reja është në rreth 60% të periudhës së mars-prillit, por vdekshmëria është sërish krejt e ulët. Kujtoj që, në verbërinë e saj,
Spanja ditët e kaluara ka nxjerrë ushtrinë nëpër rrugë! Holandë: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet shumë, numri i vdekjeve jo”. Por ky rregull, sipas mjekut, nuk vlen për Shqipërinë, e cila nuk kaloi një valë të parë, pasi zgjodhi të izolohej që në krye të herës.
“Ky ngadalësim nuk vlen për shtetet si Shqipëria që nuk e kaluan valën e parë, për shkak të mbylljes së plotë dhe shumë të shpejtë, po e kalojnë në këtë periudhë situatën e valës së parë që, megjithatë, edhe në këto shtete është më e butë në krahasim me rezultatet që do të kishim po të goditeshim nga vala e parë në marsprill”.
Shifrat e qëndrueshme, sipas Alimehmetit, vijnë për disa arsye: përmirësimi i protokolleve të trajtimit mjekësor, heqja e medikamenteve të dëmshme ose pa efekt, rritja e kapaciteteve spitalore, integrimi i mjekut të familjes në trajtimin e hershëm, rritja e eksperiencës së stafit mjekësor në diagnostikim dhe trajtim, si dhe përshtatja e virusit me njeriun.
Lista e mësipërme është një sinjal për rrugën që duhet të ndjekë edhe vendi ynë për të vënë në kontroll virusin, shkruan Alimehmeti.
Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, theksoi rëndësinë e përkujdesjes për personat me autizëm,…
Dinamikat e fundit dhe debatet e forta në spektaklin e “Big Brother VIP Albania 5”, kanë shkaktuar reagime të shumta…
Grupet e Botërorit 2026 janë tani të kompletuara pas kualifikimit të 6 kombëtareve të fundit. Ky do të jetë edicioni…
Deklarata e Ambasadës Amerikane në Tiranë se “Shqipëria është e kërcënuar nga Irani”, ka shkaktuar debate në Parlament. Kryetari i…
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të…
Federata Italiane e Futbollit dhe posti i komisarit teknik të kombëtares A mund të konsiderohen vende vakante pas dështimit të…