Categories: Uncategorized

Çfarë ndodh nëse nuk ka vaksinë kundër COVID-19? Pipero jep lajmin e mirë

“Nëse nuk do të kemi një vaksinë shumë shpejt mund të kemi në dispozicion një imunoglobulinë e cila do të na ndihmojë për të sharuar rastet e rënda me koronavirus”. Kështu u shpreh mjeku Pëllumb Pipero në një intervistë për Ora News, duke iu referuar studimit më të fundit të Universitetit të Utrechtit në Holandë.

Sipas Piperos edhe nëse do të kemi një rikthim të virusit në vjeshtë apo dimër, impakti negativ nuk do të jetë kaq i madh sa në valën e parë.

Të lidhura

None found

Pëllumb Pipero: Në rast se nuk kemi një vaksinë mund të zgjasë një vit e gjysmë deri në dy vjet. Por, duhet të kemi në konsideratë që rikthimi i një vale të dytë nuk do ketë këtë impakt që pati në valën e parë. Një pjesë e madhe e qytetarëve bie në kontakt, duke rënë në kontakt krijojnë imunitet.

Informacioni i ardhur nga Universiteti në Utrechtit për identifikimin definivisht të antitrupave humane anti covid është lajmi më i madh që kam dëgjuar unë gjatë këtyre ditëve. Kjo dëshmon që organizimi jo vetëm që prodhon antitrupa, por këto antitrupa janë efektive dhe e neutralizojnë virusin. Çka dëshmon që ne shumë shpejt edhe nëse nuk do kemi një vaksinë shumë shpejt mund të kemi në dispozicion një imunoglobulinë, e cila do të na ndihmojë të mos kemi raste të rënda apo të ndihmojmë rastet e rënda për ti mjekuar.

Fakti që prodhohen antitrupa dëshmon që personat që bien në kontakt fitojnë imunitet. Së dyti sistemet shëndetësore do jenë shumë herë më të përgatitura. Së treti nuk është e thënë ti themi njerëzve në fund të këtij viti dy herë kujdes se kemi virusin. Por boll t’ja rikujtojmë dhe ata do ti zbatojnë. Prandaj për të gjitha këto arsye them se rikthimi i një vale të dytë në fund të vjeshtës apo në fillim të dimrit do ketë efekte disa herë më të vogla negative sesa pati ketë radhë.

Sipas Piperos, masat lehtësuese nuk duhet të shkujdesin qytetarët, por përkundrazi duhet të rrisin më shumë vigjilencën. Ai tha se grafiku i të infektuarve me COVID-19 ka luhatje, por është në ulje.

Pëllumb Pipero: Grafiku i epidemisë ka dëshmuar që ka pasur luhatje të vazhdueshme. Nëse i referohemi grafikut, ka luhatje, por tendenca e kurbës është në ulje të vazhdueshme. Rastet e konstatuara janë asimptomatike, por janë kontakte të kontakteve të shtruara më parë.

Lëkundja, apo zig zaget e këtij grafiku dëshmojnë se ne jemi të fokusuar, apo gjurmojmë kontaktet, kontaktet e kontakteve. Pra jemi më afër vatrës dhe bëjmë të mundur izolimin më shpejt të vatrës.

Për mua nuk është shqetësuese, por është një sinjal i fortë që tregon se në rast se 7 ditë më parë filloi lehtësimi i masave dhe 7 ditë më pas kemi një ngritje të rasteve, ky është një sinjal i rëndësishëm për ti thënë qytetarëve që lehtësim i masave nuk do të thotë ulje e kujdesit, shmangie e këshillave për distancimin e fizik, respektimi i higjienës, vendosja e maskës.

duhet të jenë të vëmendshëm ndaj respektimit të masave të distancimit fizik dhe higjienës. Është shumë e rëndësishme të mos tregohemi të shkujdesur këtë periudhë. /oranews

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

1 hour ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

1 hour ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

1 hour ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

2 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

3 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

3 hours ago