Categories: Uncategorized

Çfarë ndodh me personat që shërohen dhe testohen sërish pozitiv? OBSH jep lajmin e mirë

Personat të cilët testohen pozitivë për koronavirusin pasi janë infektuar një herë nuk janë riinfektuar. Kjo sqarohet nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e cila në përgjigje të interesit nga agjencia e lajmeve AFP, tha se pacientët me koronavirus të deklaruar të rikuperuar, të cilët më vonë testojnë pozitivë, ende kanë qelizat e vdekura në mushkëri.

Autoritetet shëndetësore të Koresë së Jugut ngritën shqetësime pasi raportuan më shumë se 300 raste të pacientëve të rikuperuar që më vonë testuan përsëri pozitiv me koronavirus.

Të lidhura

None found

Nëse ata që i mbijetojnë COVID-19 mund të riinfektohen me virusin, mund të komplikojnë përpjekjet për të hequr kufizimet e karantinës dhe prodhimin e një vaksine.

Por këto rezultate testi duket të jenë ‘pozitive të rreme’ të shkaktuara nga mbetje të qelizave të vdekura në mushkëri, por me gjasë jo infektuese.

Një ekspert virolog i tha “Daily MailOnline” se sapo virusi të “çaktivizohet” nga sistemi imunitar dhe të krijojë një lidhje komplekse me një antitrup, ai ndalon së infektuari, por prapë se prapë mund të zbulohet me anë të një tamponi.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa pacientë testohen pozitivisht pasi shërohen klinikisht,” i tha AFP-së një zëdhënës i OBSH-së, pa bërë referencë specifike për rastet e Koresë së Jugut.

“Nga ajo që ne dimë aktualisht – dhe kjo bazohet në të dhëna shumë të freskëta – duket se këta pacientë po nxjerrin qelizat e mbetura nga mushkëritë e tyre, si pjesë e fazës së rikuperimit.”

Për disa viruse, siç është fruthi, ata që preken, janë imunë për gjithë jetën, ndërsa për koronaviruset e tjera si SARS, imuniteti zgjati nga disa muaj deri në dy vjet.

“Ne kemi nevojë për mbledhjen sistematike të mostrave nga pacientët e rikuperuar për të kuptuar më mirë”, tha zëdhënësi i OBSH.

“Ne gjithashtu duhet të kuptojmë nëse kjo do të thotë se ata mund ta transferojnë virusin te njerëzit e tjerë – të kesh virus aktiv nuk do të thotë se mund të kalohet te një person tjetër”.

OBSH gjithashtu tha që më shumë kërkime janë të nevojshme për pacientët e rikuperuar që fillimisht testuan negativ dhe më pas testuan pozitivë disa javë më vonë.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

2 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

2 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

2 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

3 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

3 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

3 hours ago