Categories: Uncategorized

Çfarë e lidh atentatin e Laçit, me tritolin në hotelin e Ervin Matës?

Dy ngjarje të rënda tronditën mbrëmjen e djeshme Laçin dhe Tiranën, ku humbën jetën dy persona dhe një tjetër u plagos.

Në dukje dy ngjarje të veçuara mes tyre, tritoli pranë një hoteli në zonën pranë QSUT-së në Tiranë dhe atentati me dy të vrarë në Laç, e kanë pikënisjen diku tjetër, në përplasjen mes disa grupeve të fuqishme të biznesit në Tiranë, që kulmuan në masakrën e ish-Bllokut në Tetorin e 2018-tës.

Të lidhura

None found

Si lidhen të dyja ngjarjet?

Ngjarja e cila ndodhi fillimisht ishte ajo në orën 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, ku në ambientet e jashtme të një hoteli u vra me armë biznesmeni Bujar Hasani Lika, i cili operon në fushën e mobilerisë, dhe është një emër i skeduar më parë nga ana e Policisë.

Lika ose Hasani se ka dy mbiemra ka qënë i dënuar me 1 vit burg si bashkëpunëtor më vrasjen e Elton Nikajt , ngjarje kjo e ndodhur rreth 5 vite më parë në zonën e Dajtit në Tiranë. Mësohet se në momentin që është gjetur i pajetë, Hasani ka pasur në dorë një armë, çka tregon se ai është përpjekur që të vetëmbrohet, por nuk ia ka dalë.

Ai njihet dhe për miqësinë që ka me personat e përfshirë në ngjarjen në ish-Bllok, po derimë tani grupi hetimor është skeptik për lidhjen e kësaj piste me vrasjen e tij. Bashkë me Hasanin, në Laç mbeti i plagosur dhe shtetasi Paulin Gjergji, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës, dhe dyshohet se është qëlluar aksidentalisht, për shkak se ka qenë duke pirë kafe me Likën, i cili ka qenë shënjestër e atentatit.

Policia raportoi mbrëmjen e djeshme se po në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur dhe 21 vjeçari Kreshnik Tusha, ngjarje që duket se po shërben për të krijuar konfuzion në pistën e hetimit të pòlicisë. Tusha është dërguar në spital nga prindërit e tij, dhe ngjarja është e veçuar nga ajo e autostradës Mamurras Lezhë, pasi plagosja ka ndodhur në afërsi të banesës së tij, brenda në Laç.

Për tu rikthyer në ngjarjen e Tiranës, hotelit të cilit iu vendos tritoli është në pronësi të Ervin Matës, që së bashku me të atin e tij zotërojnë disa kompani kryesisht në fushën e ndërtimit, ndërsa vetë Mata ishte pjesë e përplasjes me armë në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha, ndërsa për ngjarjen mbetet në kërkim komandoja Marviol Billo.

Shpërthimi ndodhi rreth 30 minuta pas atentatit në Laç, dhe duket si një shenjë paralajmëruese se asgjë nuk ka përfunduar, dhe se ish-Blloku do të prodhojë lajme për kronikën e zezë.

Vetë Mata ka kërkuar që kjo ngjarje të kalojë pa shumë zhurmë, dhe ka thënë jashtë kamerave se tritoli nuk kishte objektiv hotelin e tij, ndërkohë që grupi hetimor ka dhënë pak detaje lidhur me hetimet, ndërkohë që autorët janë parë ta hedhin lëndën plasëse dhe të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, derimë tani pa u identifikuar.

Edhe pse drejtësia ende nuk e ka dhënë fjalën përfundimtare për ngjarjen në ish-Bllok, duket se grupet kanë një pakt të heshtur për të vazhduar atë që mbeti përgjysmë në Tetorin e 2018-tës.

të fundit

PSG vë në diskutim Khephren Thuram gjatë tratativave me Juventusin për Kolo Muani

Juventusi po përshpejton bisedimet me Paris Saint-Germain për transferimin e Randal Kolo Muanit, me sulmuesin francez që dëshiron të rikthehet…

2 minutes ago

I kanë dosjet në SPAK, të futen në burg/ Protestuesja me fëmijë: Një muaj protestë dhe kryeministri nuk jep dorëheqjen! Ky ka marrë fund, do ta rrëzojmë

Protestuesja me fëmijë që u bë virale ditë më parë, është rikthyer sërish në sheshin e protestës dhe këtë herë…

5 minutes ago

Rashiq kërkon marrëveshje të plotë për institucionet e reja, në mënyrë që të shmangen bllokadat

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka kërkuar nga partitë politike që formimi i institucioneve të reja…

6 minutes ago

Furgon me pasagjerë del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës, aksident i rëndë mesditën e së martës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon me…

9 minutes ago

Pas ndalimeve para Kuvendit, protestuesit shpallin nisjen e tubimit të paralajmëruar për orën 19:00

Tensionet në protestën e qytetarëve ka arritur kulmin e vet pas përplasjeve me policinë para Kuvendit [...]Read More...

12 minutes ago

Rama publikon një mesazh nga WhatsApp-i i protestuesve: “Zgjedhjet e parakohshme janë kurth”, ndërsa e cilëson si “ondrra n’beze”

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një mesazh që, sipas tij, po shpërndahet në grupet e WhatsApp-it të protestuesve.…

13 minutes ago