Categories: Uncategorized

KORONAVIRUSI/ Si të mos infektohemi nga shitësit e ushqimeve e perimeve

Punonjësit e ushqimoreve rrezikojnë të ndosin dhe infektojnë produktet në rast se nuk mbajnë higjienë personale dhe standardet higjienike për qyqanin apo vendin shitjes.

Nëse nuk tregohet kujdes në mjedisin ku shiten, ushqimet mund të infektohen në sipërfaqe përmes kollitjes, tështitjes e më pas prekjes së tyre me dorë.

Të lidhura

None found

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon ndjekjen e disa masave për të ulur mundësitë e përballjes dhe përhapjes së një sërë sëmundjesh, përfshirë infeksionin me Covid-19:

— Higjienën e duhur të duarve

— Praktikat e higjienës ndaj kollës/të ftohurit

— Praktikat për ushqime të sigurta

— Ruajtja e distancës prej mbi një metër, kur është e mundur, ndaj personave që shfaqin simptoma si kollë, tështimë dhe vështirësi në frymëmarrje

Punëtorët e dyqaneve ushqimore duhet të lajnë duart:

— Përpara se të fillojnë punën

— Përpara shërbimit të ushqimit të gatuar ose të gatshëm për tu ngrënë

— Pas trajtimit ose përgatitjes së ushqimeve të gjalla (taze)

— Pasi të kenë hedhur mbeturinat

— Pasi të kenë përfunduar pastrimin

— Pas përfundimit të nevojave në tualet

— Pasi të kenë shfryrë hundët, tështirë ose kollitur

— Pasi të kenë ngrënë, pirë ose tymosur

— Pasi të keni prekur para

Sipërmarrësit e bizneseve ushqimore duhet të sigurojnë që stafi është i vetëdijshëm për situatën e koronavirusit dhe ndjekjen e këshillave që jep OBSH.

Megjithatë, sipërmarrësit duhet të kujtojnë se sipas ligjit për ushqimet, ata janë subjektet kryesor që janë përgjegjës për mbajtjen e higjienës së ushqimeve dhe të gjitha kushteve të tjera.

Në përgjithësi ata duhet të:

— Sigurohen se stafi është i trajnuar posacërisht për higjenën e ushqimeve

— Sigurojnë supervizim të stafit për përforcimin dhe praktikimin e higjenës

— Sigurojnë hapësira të mjaftueshme për tualete, larje duarsh dhe mundësimin e të gjitha praktikave për higjenë sa më të mirë

— Sigurojë se stafi dhe palët e kontraktuara të raportojnë nëse kanë patur shenja/simptoma përpara punës ose gjatë punës

— Jenë vigjilent dhe të sigurohen se asnjë nga stafi nuk është sëmurë dhe se janë të aftë për të punuar.

të fundit

“I kisha dhënë fjalën dhe nuk tërhiqesha”, Egli Tako flet për dashurinë: Në çift, princesha duhet të jetë vajza

Egli Tako vjen në një nga rrëfimet më personale në [...]Read More...

2 minutes ago

Doganierët grekë sot në grevë, priten radhë në Bogorodicë dhe Dojran

Shërbimet doganore greke do të hyjnë në grevë sot, prandaj priten kolona të gjata në pikat kufitare Evzoni, Dojran dhe…

7 minutes ago

Kuvendi nën masa të rrepta sigurie, policia mbyll të gjitha hyrjet përpara tubimit të paralajmëruar

Parlamenti është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit, e cila ka rrethuar godinën e Kuvendit me forca të shumta…

8 minutes ago

Mourinho projekton ndryshime rrënjësore te Real Madridi, synon një skuadër me më shumë shpejtësi

Jose Mourinho ka një vizion të qartë për mënyrën se si dëshiron të luajë Real Madridi në sezonin e ri,…

10 minutes ago

Operacioni i përbashkët i Policisë dhe AKI-së, ekspertët zbulojnë domethënien e katër arrestimeve

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka zhvilluar një operacion të koordinuar me qëllim…

11 minutes ago

Temperaturat përvëluese dhe thatësira nxisin përhapjen e zjarreve në Evropë

Evropa po përballet me një nga sezonet më të vështira të zjarreve, ndërsa temperaturat ekstreme dhe thatësira kanë krijuar kushtet…

22 minutes ago