Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tregon tre hapat urgjentë që duhet të merren në këto momente për të përballuar situatën e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.
Basha thotë në “Open” se pas dallgës së virusit vjen dallga ekonomike.
Basha: Kufizimet e forta dhe masat ekstreme kërkojnë masa mbështetëse. Tre gjërat që duhet të bëhen një orë e më parë. Të sigurojmë vijën e parë, mjekët. Të kemi pajisje mbrojtëse për të gjithë perosnelin mjekësor. Të sigurojmë që të kemi pajisjet testuese.
Sot duhet të kemi mjaftueshëm pajisje për të testuarit. Kemi 50 për qind të popullsisë që në kushte normale mezi ia del. Kanë nevojë për ndihmë. Një paketë sociale që kemi propozuar. Natyrisht edhe të moshuarit dhe pensionistët. Po sot vura re që është shpallur nga zt.Rama ajo për të siguruar ushqime për pensionistët.
Mos të harrojmë që me këtë dallgë po vjen edhe një dallgë ekonimike. Prandaj, sot duhet të shpallet paketa veçanërisht biznesit të vogël që është shtylla e ekonomisë shqiptare. Duhet të nisin pezullimet e detyrimeve.
A ka para qeveria për ta përballuar situatën?
Basha: Anulimin e 10 koncesioneve që janë 120 mln euro. Vitin e kaluar KLSH ka kapur 1 miliardë euro dëme. 6 vitet e fundit, shuma është e barabartë në një buxhet shteti. Ndërkohë që flasim, ka akoma tendera dhe koncesione. Siç është vepruar sonte me pezullimin e koncesionit korruptiv të Check Up të veprohet edhe me koncesione të tjera
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, mund të ndjeni një nevojë për më shumë intimitet…
Ethereum, kriptomonedha më e popullarizuar pas Bitcoin, i tejkaloi rivalët e saj gjatë fundjavës, duke udhëhequr një rritje më të…
Zjarret e fuqishme që kanë përfshirë vendin kanë detyruar evakuimin e qindra banorëve dhe kanë shkaktuar djegien e disa banesave…
Banorët në Delvinë prej disa orësh po përballen me pamje apokaliptike teksa flakët afrohen minutë pas minute drejt banesave të…
Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të drejtave të…
Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry po kalon një periudhë të vështirë, si në aspektin personal ashtu edhe në atë…