Pasuritë e krimit do të bllokohen menjëherë, pa pritur vendimin e gjykatës, ndërkohë që fati i tyre do të përcaktohen nga Agjencia e Administrimit Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara bashkë me një Komitet Ndërinstitucional të ngritur për këtë qëllim.
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar të premten nen për nen ndryshimet përkatëse në ligjin për “për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”, të cilat zgjerojnë ndjeshëm kompetencat Agjencisë si dhe Komitetit ndërinstitucional.
Ndryshimet u argumentuan në Komision nga Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, sipas të cilit Agjencia e Administrimit të këtyre aseteve nuk do jetë më nën Ministrinë e Financave, por në atë të Brendshmen.
Ndërkohë që Agjencisë i shtohen edhe kompetencat: deri tani administronte vetëm pasuritë anti-mafia, me ligjin e ri edhe te krimit në përgjithësi. Ndryshime pësojnë edhe kompetencat e Komitetit ndërinstitucional, i cili deri tani ka pasur rol këshillimor, tani vendimmarrës.
Ligji i ri parashikon shitjen e disa lloje pasurish të luajtshme ende pa u marrë një vendim nga Gjykata për fajësinë e autorit. Lamallari tha se ky veprim bëhet për të shmangur kostot që lindin nga degradimi apo amortizimi i tyre, siç mund të jetë rasti i automjeteve apo gjësë së gjallë.
Deputetët e opozitës ngritën pikëpyetje mbi faktin që sekuestrimi bëhet para vendimit të gjykatës, dhe s’i do të veprohet me pronat në rast se i dyshuar shpallet i pafajshëm. Lamallari solli shembullin e Anglisë, ku sekuestro vihet menjëherë me nisjen e procedimit penal, dhe pronat administrohen nga shteti deri në momentin e vendimit të gjykatës.
Ndryshimet ligjore do të shoqërohen edhe me krijimin e një Agjencie që do të rekuprojë pasuritë e krimit, e cila do të ngrihet pas disa vizitave studimore në vende që e aplikojnë prej kohësh këtë praktikë./SCAN
Në vitin e tij të parë si trajner i Kombëtares, Silvinjo arriti të shkruante historinë duke e kualifikuar Shqipërinë për…
FBI ka publikuar pamje të reja të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ku shihet personi i…
Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…
Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…