Categories: Uncategorized

Bylykbashi: Rama dashurinë për listat e hapura e ka vetëm alibi

Oerd Bylykbashi deklaroi pas mbledhjes së Këshillit Politik se maxhoranca ka refuzuar të diskutojë për propozimin e Opozitës së Bashkuar për hapjen e listave 100% dhe mosndryshimin e formulës për koalicionet dhe përllogaritjen e mandateve. Ai tha se Edi Rama dashurinë e fundit për lista e hapura e ka vetëm një alibi për të hequr koalicionet zgjedhore.

“Opozita e Bashkuar bëri të qartë qëndrimin e saj. Nëse do të shkohet drejt hapjes së listave duhet të hapen 100% me kusht që formula aktuale kushtetuese dhe ligjore e koalicioneve dhe për ndarjen e mandateve të mos ndryshojë.

Ajo që është fare e qartë për shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtare, Edi Rama dashurinë e fundit për lista e hapura e ka vetëm një alibi për të hequr koalicionet zgjedhore, për t’u bërë të pamundur zgjedhësve që të mos japin votën individuale për parti të veçanta. Farsë për Edi Ramën që të ndryshojë rregullat e garës për kundërshtarët e tij.

Kërkuam të shprehej përfaqësuesi i maxhorancës, refuzoi në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë mbledhjes. Edhe pse i dhamë modelet se ku ekzistojnë në Europë modeli i koalicionit që Shqipëria e ka prej 17 vitesh, Belgjika, Holanda, Danimarka, Italia, Letonia edhe në Greqi është aplikuar.

Janë modele të vendeve nga është marrë. nëse nuk i duket model maxhorancës diçka qe ka funksionuar, gjithë kjo përpjekje e Edi Ramës është për të vrarë mundësinë e partive politike për të garuar në liri të plotë. Presim na maxhoranca të reflektojë. Është çështje e KP, duhet trajtuar në Këshillin Politik. Çdo lloj përpjekjeje e maxhorancës dhe Edi Ramës për të turbulluar një gjë kaq të qartë është e kotë”, deklaroi Bylykbashi.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago