Ish-ministri i Jashtëm njëherësh deputet në Kuvendin e shqipërisë, ka deklaruar se se masat që merren në përballimin e situatës me koronavirusin duhet të jenë ekonomikisht të arsyeshme duke argumentuar se buxheti i shtetit është shumatoree kontributeve të qytetarëve dhe bizneseve.
Sipas Bushatit, fokusi duhet të jetë tek shumica e bizneseve në vend ndërsa theksoi se ka tendencë për të stigmatizuar biznesin.
None found
“Ne duhet të bëjmë gjëra që janë ekonomikisht të arsyeshme. Buxheti i shtetit është shumatore e kontributeve të qytetarëve dhe të bizneseve. Duhet te jete edhe korrekte politikisht, e moralisht e drejtë. Paga është drejtpërdrejtë te ata persona që ndjejnë përditë pasojat e COVID-19. Unë besoj se fokusi duhet të jetë tek shumica e biznesve në vend.
Duhet ta thellojmë këtë politikë, sepse ka tendencë për të stigmatizuar biznesin. Biznesi duhet mbështetur e biznesi duhet ta kuptojë se pas pandemisë, bota do të jetë ndryshe”, tha Bushati në një deklaratë televizive.
Më tej deputeti nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama duke thënë se konstatohet se 10-15 kanë marrë tendera duke bërë paralelizma me biznesin e vogël.
Ai shton se kompanitë e mëdha duhen parë ndërsa refuzon ti quajë oligarkë por shprehet se se një grup i ngushtë përfituesish që operojnë në Shqipëri, do të ishte e udhës që të kontribuonin.
“Ekonomia jonë është e brishtë. Jo të gjithë aktorët patjetër nuk do jenë të kënaqur. Jemi në një situatë krize. Prapë ne shikojmë 10-15 biznesmenë që kanë marrë tendera, ndërsa ka biznese të tjera që thjesht fitojnë lekët e përditshme.
Duhen parë ata kompani të mëdha që duhet të kontribuonin. Unë nuk dua t’ju them oligarkë, por fakt është se një grup i ngushtë përfituesish që operojnë në Shqipëri, do të ishte e udhës që të kontribuonin”, tha Bushati.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me…
Një person ka vdekur, ndërsa dy të tjerë nuk janë gjetur ende pas përmbysjes së një varke me 19 persona…
Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër caqeve brenda territorit iranian po vijojnë për të katërtën ditë radhazi, teksa klima…
Arsenali ka zhvilluar diskutime të reja me Atletico Madridin për një transferim të mundshëm të Julian Alvarez, megjithatë sulmuesi argjentinas…
Real Madridi ka nisur të mendojë seriozisht për të ardhmen e portës së tij dhe një nga emrat që po…
Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…