Categories: Uncategorized

Burri mes lotësh: 10 vite, gruaja ikën për bukë dhe s’kthehet më

“Historia ime”, në Tv Klan solli sot historinë e një babai të dëshpëruar për të takuar vajzën e tij, të cilën nuk e sheh prej 10 vitesh. Ismet Kalemaj pëson një aksident në Greqi dhe mbetet invalid.

Ish-bashkëshortja me të cilën ka një vajzë, ikën nga shtëpia dhe kërkon divorcin prej tij. Pas ndarjes, ish-gruaja së bashku me vajzën largohet fillimisht në Greqi dhe më pas në Gjermani.

Mes lotësh, Ismeti kërkon vetëm që të mund të takojë vajzën e tij dhe nuk heqë dorë derisa një ditë të mund ta përqafojë.

Mirela Milori: Ju shkuat në divorc, kush e kërkoi divorcin?

Ismet Kalemaj: Ishte e diel. Ishte për në punë, vajti deri tek azili i plakave dhe erdhi, u habita. Do iki mbasdite tha, do lahesh ti më tha. I thashë meqë erdhe ti, do hyj. Unë duke u larë vjen dhe më thotë do iki për bukë. Si duket kishte marrë dokumentet, mori vajzën për dore dhe iku. Që prej asaj dite nuk e kam parë. Mbas 3 ditësh më merr në telefon dhe më thotë çfarë janë këto që bën?

Mirela Milori: Çfarë bëre ti?

Ismet Kalemaj: Mora në telefon të ëmën dhe vëllain dhe i thashë ku është. Që atë ditë mbylli telefonin dhe kaq. Mbas një jave e lë çupën tek prindërit e saj. Këtë se dija, unë e dija në Greqi. Më merr babai dhe më thotë Katerina është në Shqipëri. Mora autobusin erdha. E takuam vajzën, 2 vjet e gjysmë ndenji çupa në Shqipëri. Pa mbushur 5 vjeç, vjen zonja nga Greqia dhe e çon në Greqi. Në kohën që erdhi kërkoi ndarjen. Babi thotë hajde firmos që ti të rrish i qetë, edhe ne. U bënë 4 seanca, dy ishte zonja, dy s’ishte, firmosa.

Mirela Milori: U ndatë?

Ismet Kalemaj: Po me letra, me të gjitha. E drejta ime ishte ta takoja 2 herë në muaj, në muajin Gusht ta mbaja unë dhe për Vit të Ri duhet ta merrja në datën 1 deri në datën 3 në mëngjes. U zbatua? Asnjëherë!

Mirela Milori: U morët vesh me gruan?

Ismet Kalemaj: Asnjëherë. Ajo mbasi u ndamë merr çupën dhe ikën.

Mirela Milori: Kur vjen problemi i Gjermanisë?

Ismet Kalemaj: Më kërkon letrën mua, i thotë motrës që kam në Greqi, lajmëro Metin se më duhet një letër të iki në Gjermani. I kishte thënë motra ja ta marr dhe fol vetë. I kishte thënë po të jetë për atë, nuk flas fare unë! Pas dy ditësh ikën në Gjermani.

Mirela Milori: Ke kontaktuar më me Sonilën?

Ismet Kalemaj: Jo nuk më merr. Unë tani me gjendjen që më shikoni, kam dalë sëmurë prap, por jo në kategorinë që isha. Këmbët nuk më mbajnë. Them sa jam gjallë ta takoj njëherë çupën.

Mirela Milori: Të merr malli?

Ismet Kalemaj: Po më ka marrë! Them me gjithë shpirt ta shikoj njëherë atë fëmijë dhe le të vdes. Se kam 10 vjet pa e parë dhe pa i dëgjuar zërin. E ëma, jam i sigurt për këtë, që mund t’i thotë ka vdekur. Si ka mundësi në gjendjen civile në të gjitha rezulton Ismet, ai e ka birësuar. Ta takoja, nuk doja gjë tjetër./tv klan

të fundit

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi”…

1 minute ago

Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 viktima

Skena paniku u zhvilluan të dielën në mëngjes në qendrën tregtare Northland në Preston, Melbourne, Australi, pas një sulmi me…

9 minutes ago

Tronditet Berati/ Shpërthim me tritol në derën e një lokali

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në derën e një lokali në Berat.…

33 minutes ago

Dështoi 20 herë/ Sot tentativa e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, a do kalohet ngërçi politik?

KOSOVË- Pas 20 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të dielë do të mblidhen në përpjekjet e radhës për konstitumimin…

41 minutes ago

VIDEO/ Merr flakë në ecje automjeti në aksin rrugor Fier-Lushnje, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

Një automjet tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët në ecje mëngjesin e kësaj të diele në aksin Fier-Lushnje. Ngjarja…

1 hour ago

Parashikimi i motit për sot, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Depërtimi i masave ajrore të freskëta dhe të lageshta me origjinë veriore do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin…

1 hour ago