Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, që është vrarë sot në orët e para të mëngjesit në një sulm ajror të kryer nga forcat amerikane në Irak, është identifikuar bazuar në një unazë që e kishte në gisht, pasi trupi i tij është hedhur në erë, ka bërë të ditur një politikan i paemëruar irakian për AP.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë video të ndryshme nga vendi ku është kryer vrasja e gjeneralit iranian.
None found
Në një video shihen veturat duke u djegur pas sulmit ajror amerikan në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, transmeton Telegrafi.
Në këtë sulm është vrarë Qassem Soleimani, e gjykuar nga pamjet e publikuara më poshtë shihet një skenë kaotike, sirena të shumta dhe britma dëgjohen në veçanti ato të grave pas shpërthimit të fuqishëm.
Një zyrtar i lartë i sigurisë irakiane ka deklaruar se sulmi me dron ka ndodhur jo larg zonës ku kryhen transportimet e mallrave në aeroport, pasi Suleimani pak qaste më herët kishte dalë nga aeroplani dhe i është bashkuar Abu Mahdi al-Muhandis, komandantit të forca pro-iraniane në Irak të njohur ndryshe si PMF.
Dy zyrtarë të PMF-së, kanë bërë të ditur se trupi i Soleimanit është copëtuar në shpërthim dhe se nuk kanë arritur ta gjejnë as trupin e Al-Muhandisit. E në konvoj janë vrarë edhe shtatë persona në mesin e tyre edhe dhëndri i gjeneralit iranian Soleimani, raporton Bild.
Dy raketa goditën aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, që gjendet në afërsi të bazave amerikane dhe atyre irakiane. E nga ky sulm kanë marrë flakë disa vetura, ndërkaq të gjitha fluturimet janë anuluar për shkaqe sigurie.
Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…
Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…
Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…
Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…
Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…
Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…