Pasditen e sotme, në fshatin Gjoricë të Bulqizës një person ka qëlluar në ajër nga një automjet tip “Golf”.
Të shtënat dyshohet se ishin në shenjë paralajmërimi për Klodian Reçin, përgjegjësin e Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore, ndërsa ka qenë ky i fundit që ka lajmëruar policinë.
Ai ka rrëfyer para policisë se personi që qëlloi me armë zjarri, fillimisht e ka kërcënuar verbalisht dhe më pas ka nxjerrë armën automatik, dhe ka qëlluar në ajër pranë banesës.
Nga të shtënat s’ka të lënduar, ndërsa ngjarja mendohet se ka të bëjë me detyrën që mban Reçi.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17.40, në fshatin Gjoricë, shtetasi R. K., me një automjet tip ‘Golf’, dyshohet se ka qèlluar nga dritarja e makinës në ajër, me armë zjarri automatik, para banesës së shtetasit D.K., i cili ka njoftuar menjëherë Policinë. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e të rrethanave të ngjarjes.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…