Categories: Uncategorized

Bregu: Të hapen pikat kufitare të Ballkanit Perëndimor, kursehen miliona euro

“Nëse do të kishim më shumë pika të përbashkëta të kalimit kufitar dhe nëse ato do të punonin 24 orë në 7 ditë, me lehtësimin e procedurat fitosanitare dhe doganore, atëherë ne si rajon do të kursenim 800 milionë Euro në vit”- tha Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në konferencën për mediat, në pikën kufitare të kalimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, të mbajtur sot në Tabanovci.

“RCC inicioi krijimin e korsive të gjelbra gjatë izolimit të shkaktuar nga pandemia së bashku me Sekretariatin e Traktatit të Komunitetit të Transportit, CEFTA, Komisionin Evropian dhe 6 qeveritë e Ballkanit Perëndimor që lejuan kalimin e mallrave dhe ilaçeve në rajon dhe duhet t`ju kujtohet se sa të shqetësuar ishim të gjithë në fillim për këtë çështje.

Të lidhura

None found

Filluam me lejimit e qarkullimit të 2 mijë kamionëve në ditë, në radhë për orë të tëra, madje deri në 20 orë në ditë duke qëndruar në kufi.

Duhet të keni parasysh se nëse një shofer kamioni humbet aq shumë kohë duke pritur në kufi, atëherë ai do të kalonte 80% të jetës së tij në pikat kufitare.

Po kjo ka ndikim direkt edhe në ekonomi, sepse për çdo minutë që humbet një shofer kamioni duke u vonuar, humbasim 2 euro. Tani bëni një llogari se sa humbasim si rajon”, shtoi Bregu.

Konferenca u organizua në bashkëpunim nga RCC, Sekretariati i Komunitetit të Transportit, CEFTA dhe Administratat Doganore të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Përveç Zonjës Bregu, konferenca për shtyp u drejtua edhe nga Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit CEFTA, Matej Zakonjsek, Drejtor i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit dhe përfaqësues të doganave të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

“Tani lëvizin 13 mijë kamionë në ditë dhe shifrat mund të jenë edhe më të larta. Shoferët e kamionëve nuk mbajnë me radhë për orë të tëra dhe kjo na bindi për të kuptuar se sa herë ka bashkëpunim në rajon gjërat përmirësohen.

Tani duhet të mbajmë hapur në 24/7 kufijtë tanë, përfshirë rregulloren fitosanitare dhe certifikatat e çdo vendi, por gjithashtu duhet të nxitim krijimin e korsive të gjelbra midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së”, përfundoi Bregu fjalën e saj.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

6 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

6 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

6 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

7 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

7 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

8 hours ago