“Po të rrish në ambient të mbyllur, me kondicioner ndezur, sigurisht që do të infektohen 80 për qind dhe më shumë e njerëzve…”
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilët 117 janë raste të reja.
Katër persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Spitalin Shefqet Ndroqi.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se situata nga koronavirusi është ende kritike, madje tashmë Covid-19 po përhapet kryesisht nga moshat e reja.
Brataj, i cili e ka kaluar edhe vetë koronavirusin, tha në një intervistë për “Neës24” se në ambiente të mbyllura dhe me kondicioner të ndezur, nëse një person është i infektuar, ka gjasa ta transmetojë sëmundjen te 80% apo më shumë të tjerë.
“Ka shumë të infektuar të rinj. Ajo që shpresoja të mos ndodhte, po ndodh, ka shumë humbje jete nga persona që i është transmetuar vitusi nga të rinj, nga adoleshentë dhe asimptomatikë. Pse mbyllen shkollat zakonisht edhe në kohë gripi, u mbyllën nga 8-vjeçarja e lart, edhe në botë. Unë shpresoj që me marrjen e masave të ulet numri i të infektuarve dhe të rifillojë hapja”.
“Unë me këtë sy e shoh. Shëndeti është primar. Me uljen e numrit të të infektuarve mund të zhbëhet akti normativ për lokalet. Por po të rrish në ambient të mbyllur, me kondicioner ndezur, sigurisht që do të infektohen 80 për qind dhe më shumë e njerëzve,” u shpreh Brataj.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…