Categories: Uncategorized

Brataj mesazh të fortë për të prekurit me Covid: Ju mos dilni nga shtëpia!

Shefi i Urgjencës Kombëtare, në një status në Facebook bën thirrje për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

Ai apelon personat e prekur me virus që të mos dalin nga shtëpia. Më tej liston një kategori personash që duhet të qëndrojnë të izoluar.

Në mesazhin e tij Brataj përsërit masat për parandalimin e koronavirusit, duke theksuar mbajtjen e maskës dhe higjenës.

Reagimi i plotë:

“Të jesh apo të mos jesh!! To be or not to be!!

Sot më shumë se kurrë duhet bashkëpunimi juaj!!
Të zgjedhësh me dëshirë të jetosh!
Të zgjedhësh me dëshirë të dënosh të tjerët me vdekje!
Të zgjedhësh të fitosh jetën!

Parandalimi është çelsi i fitimit të betejës me këtë virus!
Sa më shpejt të kuptojmë se duhet të respektojmë rregullat aq më shpejt do ta fitojmë këtë betejë.

Ti që je me tampon pozitiv dhe shikon që shenjat dhe simptomat janë duke u përkeqësuar telefono 127 për një vlerësim për shtrim në spital dhe MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit.
Ti që ke shenja të lehta të cilat po i trajton në banesë dhe ke përmirësim të simptomatologjisë, vepro në bashkëpunim të përditshëm me mjekun e familjes dhe 127 dhe MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit.

Ti që ke shenja të lehta dhe mendon se është virozë e stinës, kërko ndihmë te mjeku i familjes ose te 127 për të përjashtuar dyshimin e Covid-19 dhe MOS DIL deri në përjashtimin e saj, se je burim i transmetimit të infeksionit!

Ti që ke bërë tamponin dhe ke dal pozitiv, por nuk ke shenja dhe simptoma, MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit!
Ti që kërkon ndihmë mjeksore sepse ke shenja dhe simptoma, ti që nuk kërkon tampon sepse nuk do të identifikohesh, MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit!

Ti që nuk je në asnjë nga situacionet e mësipërme DIL, por mbrohu nga gjithë të sipërpërmendurit, sepse ka nga ata që nuk do ti respektojnë rregullat!

Në këtë moment personat me shenja dhe simptoma si temperatur, kollë, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të vjella, diarre, humbje të shijes, vështirësi në frymëmarrje, të këshillohen me mjekun e familjes dhe mjekun e 127, sepse çdo shenjë e sipërpërmendur mund të jetë nga Covid-19!
Qytetarë shqipëtar ndërgjegjësohu, respekto rregullat:
Mbaj maskën në ambientet e mbyllura.

Ruaj distën 1.5 metra
Zbato rregullat e higjenës
Mos lejo të shkelen këto rregulla!
Pa ty nuk do ja dalim!
Së bashku do ja dalim!”

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago