Categories: Uncategorized

Braçe për zgjerimin e Greqisë 12 milje në Jon: Qetësohuni, nuk na ka pushtuar kush!

“Nuk na ka pushtuar kush e as po na rrëmben kush tokë, det!”

Pas deklaratave të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis se Greqia do të zgjerojë nga 6 në 12 milje ujërat territoriale në detin Jon, ka reaguar zv. kryeministri Erion Braçe.

Përmes një postimi në Instagram Braçe mundohet të qetësojë ata që sipas tij e kanë kontaktuar të shqetësuar për atë çka po ndodh.

“Qetësohuni! Nuk na ka pushtuar kush e as po na rrëmben kush tokë, det! Kujtoni se si kohë më parë ra si antikushtetuese një marrëveshje e një pushteti të degraduar. Me qetësi, qartësi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!”- shkruan Braçe në postimin e tij.

Postimi i plotë i Erion Braçes: Qetesohuni! Histeria nuk eshte fuqia jone, eshte dobesia jone!

Po u drejtohem ju te gjitheve qe keni mesyre prej oresh ne inbox ketu, facebook, whatsapp; QETESOHUNI! NUK NA KA PUSHTUAR KUSH E AS PO NA RREMBEN KUSH TOKE, DET!

Nuk u jam pergjigjur deri tani se isha ne pune, ne zone, me njerezit, pra as me ka ikur mendja e as me eshte mekur zeri! Por edhe sepse nuk dua te ushqej histerine qe na ze e ben tape ne te tilla raste!

Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne, nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi!

Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme; Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull!

Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar; Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago