Categories: Uncategorized

Braçe: Basha nuk gjykohet kurrë! Të kujt janë 670 000 dollarët e paguar?

Zv/ kryeministri Erjon Braçe, reagoi sot pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të pushuar akuzën e ngritur ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

AKrerët e PD-së ishin vënë nën akuzë, lidhur me dosjen e lobimit në SHBA.

Të lidhura

None found

Pas pushimit të çështjes, Braçe thotë se Basha është i vetmi politikan që nuk gjykohet kurrë për akuzat.”

“Pyetja që priste përgjigje nga prokurorë e gjykatës bashkë, mbetet e thjeshtë: Të kujt janë 670 000 dollarët e paguar e të deklaruar në Amerikë?”, u shpreh Braçe, në reagimin e tij.

“Lobisti në marrëdhënie me PD-në e Lulzim Bashën, thotë që janë të PD-së dhe kompanisë që ka vepruar për llogari të saj. Lulzim Basha nuk thotë asgjë!”, – shton numri dy i qeverisë.

Basha thotë se janë dy standarde, njëri për qytetarët që nuk kanë prokurorët dhe gjykatësit e tyre dhe tjetri për Lulzim Bashën.

Reagimi i plotë i Erjon Braçes:

Perseri nuk u gjykua per dy akuza te ngritura nga prokuroria! Lulzim Basha ishte dhe mbeti i vetmi politikan qe nuk gjykohet kurre per akuzat mbi te! Kurre nuk eshte trajtuar si i barabarte para ligjit!

Ky vend ka dy standarde: Njeri per qytetaret dhe cilindo tjeter qe nuk ka prokuroret e gjykatesit e tij;

Tjetri per Lulzim Bashen qe ka gjithnje prokuroret, gjykatesit, avokatet e tij, te cilet kane emeruar prokuroret e gjykatesit qe as hetojne e as gjykojne vec nje politikan-Lulzim Bashen. Kush e ngaterron kete duke e treguar si produkt i #ReformaneDrejtesi, gabon! Ky eshte ende sistemi i vjeter i padrejte, i pandershem, politik e banal qe ka ndertuar Lulzim Basha me ministrin e tij te drejtesise.

Kesaj rradhe eshte edhe me e qarte, por edhe me e turpshme; Nje lobist amerikan, ne maredhenie ligjore e publike me PD, materializuar me firma te tij e te Lulzim Bashes, ka deklaruar ne cdo zyre ligjore te SHBA se ka marre prej PD permes nje kompanie ne maredhenie me te, 670 000 DOLLARE! Ne zyrat ligjore te Shqiperise, Lulzim Basha as qe i ka deklaruar ato! Pyetja qe priste pergjigje nga prokurore e gjykates bashke, mbetet e thjeshte: Te kujt jane 670 000 dollaret e paguar e te deklaruar ne Amerike?

Lobisti ne marredhenie me PD e Lulzim Bashen, thote qe jane te PD dhe kompanise qe ka vepruar per llogari te saj. Lulzim Basha nuk thote asgje! Madje nuk thote as qe lobisti i tij genjen nen betim! Kete duhet te zbardhte prokuroria e te gjykonte gjykata. Por Lulzim Basha nuk gjykohet kurre! Ka gjithnje gjykatesit e prokuroret qe i garantojne imunitet, mungesen e nje gjyqi per te! Ky eshte sistemi i tij, i tyre dhe eshte ende ne kembe

të fundit

Protesta hyn në ditën e 133-të kundër qeverisë, qytetarët këmbëngulin për dorëheqjen e Ramës

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, me qytetarët që mbajnë të pandryshuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit…

10 minutes ago

Parashikimi i motit 10 Tetor 2026, reshje shiu me vranësira

Sot vendi ynë pritet të preket nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Parashikohen reshje me vranësira dhe intensitet të ulët në…

14 minutes ago

Biseda me Bezosin ndikoi në krijimin e Ferrarit elektrik Luce

Sipas presidentit të Ferrarit, John Elkann, një bisedë me Jeff Bezosin në korrik të vitit 2016 ishte një faktor i…

27 minutes ago

Egg protest, Klevis Balliu: New MPs respond with greater passion; it was necessary

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

8 hours ago

Parashikimi i horoskopit 10 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…

8 hours ago

Ferguson rrëfen frikën se mund të mos e shohë stadiumin e ri të Manchester United

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…

8 hours ago