Udhëheqësit politikë “e nënvlerësuan” shkallën e rrezikut që paraqet koronavirusi, tha presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen. “Mendoj se të gjithë ne, që nuk jemi ekspertë, e kemi nënvlerësuar fillimisht koronavirusin”, pohoi ajo në një intervistë për gazetën gjermane, Bild.
“Tani, është e qartë se ky është një virus që do të na mbajë të zënë për një kohë të gjatë”, shtoi Von der Leyen. Koronavirusi, i cili për herë të parë është shfaqur në Kinë në fund të vitit të kaluar, ka përfshirë gjithë globin, duke infektuar gati 200,000 njerëz dhe duke vrarë mbi 7,950.
None found
Bashkimi Europian mori vendim të martën që të ndalojë hyrjen e udhëtarëve prej jashtë bllokut, për 30 ditë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Italia dhe Spanja janë dy vendet e goditura më së keqi në Europë.
Megjithatë, von der Leyen refuzoi të përdorë gjuhën e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili e krahasoi shpërthimin e koronavirusit me luftë dhe e urdhëroi gjithë popullsinë të qëndrojë në shtëpi për së paku dy javë. “Personalisht, nuk do ta përdorja këtë term, por e kuptoj qëllimin e presidentit të Francës, sepse koronavirusi është një armik shqetësues”, tha von der Leyen.
Partia në pushtet, OBRM-PDUKM ka drejtuar akuza të reja ndaj LSDM-së dhe liderit të partisë, Venko Filipçe, lidhur me rastin…
Zgjerimi i operacioneve hibride të Rusisë në Evropë, përmes sabotimeve, sulmeve kibernetike, ndërhyrjeve të fshehta dhe fushatave të dezinformimit, ka…
Pas gati pesë vitesh ndarje, qindra qytetarë ukrainas janë kthyer në territorin e kontrolluar nga Ukraina, pas evakuimit nga qyteti…
Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sjellë reagime nga qeveri dhe politikanë…
Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke barazuar një rekord…
Media franceze La Releve et La Peste, i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar shndërrimin…