Categories: Uncategorized

“Boll me sharje!”, Rama nuk heq dore nga riatdhesimi i shqiptarëve por as nga karantinimi

Kryeministri Rama ka deklaruar se do të bëhen të gjitha riatdhesimet por nuk heq dorë nga karantinimi 2 javor duke sjellë shembullin e Singaporit.

Rama shkruan se në këtë vend numri të infektuarve dhe vdekje ishte i vogël, por kur i riatdhesuan rreth 500 studentë dhe qëndruan te familjen e tyre, jo në karantinë, numri i të infektuarve u rrit ndjeshëm.

Deklarata e Ramës:

Një shembull konkret pse riatdhesimi në këtë fazë duhet të jetë absolutisht i kontrolluar:

Singapori u mbajt si shembulli më fantastik i përballjes me epideminë, me numrin mē të vogël të të infektuarve e të të vdekurve për numër popullsie.

Por gjërat u përkeqësuan kur u lejua riatdhesimi i pak më shumë se 500 studentëve, të cilëve i’u kërkua të vetëkarantinoheshin në familje, pa futur në karantinë gjithë familjen.

Numri i të infektuarve u rrit ndjeshëm, përmes familjarëve të të riatdhesuarve dhe ky ishte një mësim, jo vetëm për Singaporin po edhe për vendet e tjera, të cilat fillimisht ulën ndjeshëm numrin e të riatdhesuarve, duke i detyruar të karantinohen në hotele dhe pastaj filluan të ndalonin fare riatdhesimet.

Ne do të rihapim rrugën e riatdhesimeve siç e kemi bërë publike dhe nuk do të tërhiqemi nga kushti i karantinimit të detyruar në hotel! Por ju lutem të gjithë atyre të cilët nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të lexojnë, nuk duan të kuptojnë se pse, kjo rrugë është e vetmja dhe s’ka një rrugë tjetër për të mbrojtur popullin e vendin tonë nga një valë e re infektimi, që të paktën, përpara se sa të shajnë e të mallkojnë a thua se kjo është punë qejfi apo dëshire e qeverisë për t’ua vështirësuar riatdhesimin, të të bëjnë edhe njëçikë durim derisa ta shohin konkretisht paketën e riatdhesimit!

I siguroj që paketa do të jetë shumë e arsyeshme për ta dhe qeveria do të bëjë gjithçka mundet që kostoja financiare e riatdhesimit, të jetë optimale brenda kushteve ku po jetojmë e po veprojmë të gjithë.

Boll me sharje, me akuza, me hesape në hava e me mallkime, sepse kjo është koha që provon se sa di secili të jetë një shqiptar i mirë që sheh përtej hundës së vet dhe që nuk e kthen në argument mllefin apo mosinformimin për atë që flet! /albeu.com/

të fundit

FIFA njofton se tri rregulla të reja do futen në Kupën e Botës për Klube

Kupa e Botës për Klube do të luhet nga 14 qershori deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara të…

9 minutes ago

Horoskopi 10 Qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Në këtë periudhë duhet të mendoni që të programonin jetën dhe të ardhmen tuaj. Jeni natyrë që entuziazmoheni lehtë,…

24 minutes ago

“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala: SPAK pretendon se Veliaj ka drejtuar sulme ndaj prokurorëve nga qelia

Apeli i GJKKO-së vendosi sot ta rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të fituar lirinë. Gazetarja Klodiana Lala në…

29 minutes ago

“Askush nuk e priste që do të lirohej sot Erion Veliaj”, Baton Haxhiu analizon vendimin e gjykatës për kryebashkiakun

Gazetari Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u shpreh se rasti i Erion Veliajt nuk…

43 minutes ago

“Ku di respekt ti!”/ Përplasje e fortë mes Erandit dhe Andresas: Këtu jemi të gjithë njësoj

Një shkaka e bërë gjatë fundjaëvës në fermë ka shkaktuar zhurmë dhe përplasje të fortë mes fermerëve, e cila ka…

46 minutes ago

Italia triumfon me rezultat komod ndaj Moldavisë

Italia ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Moldavisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.…

1 hour ago