Numri global i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit arriti në mbi 900,000, sipas Universitetit Johns Hopkins.korona
Sipas të dhënave, janë më shumë se 27.7 milionë raste të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën.
Shifrat e reja bëhen të ditura, derisa njëra ndër kompanitë që po zhvillon një vaksinë të ardhshme dha më shumë detaje rreth një vendimi për të pezulluar një studim të fazës së tretë.
Kompania farmaceutike “AstraZeneca” kishte ndërprerë vullnetarisht një provë të Fazës 3 për të rishikuar të dhënat e sigurisë së vaksinës së saj eksperimentale, një nga më të përparuarat deri më tani.
Pezullimi i provave që përfshinë rreth 30.000 njerëz në të gjithë botën erdhi pasi një grua në Britani, që mori vaksinën, u sëmur me simptoma neurologjike të shoqëruara me një çrregullim të rrallë inflamator të shtyllës kurrizore, duke hedhur dyshime mbi perspektivat për një shpërndarje të hershme të vaksinës së mundshme.
AstraZeneca, e cila po zhvillon vaksinën me Universitetin e Oksfordit në Britani, tha se një komitet i pavarur do të rishikojë të dhënat.
I pyetur nëse pezullimi i fundit do të vononte procesin e zhvillimit të vaksinës, sekretari i Shëndetësisë i Britanisë së Madhe, Matt Hancock tha: “Jo domosdoshmërisht, kjo varet nga ajo që ata do të gjejnë kur bëjnë hetimin”.
AstraZeneca është një nga nëntë kompanitë që po kryejnë studimet e fazës së tretë.
Në Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë 6.3 milionë raste të të infektuarve dhe më shumë se 190,000 vdekje, guvernatori i Nju Jorkut tha se restorantet në qytetin e Nju Jork-ut, mund të fillojnë shërbimin e kufizuar brenda duke filluar nga 30 shtatori.
Në Evropë, qeveria gjermane e shpalli kryeqytetin e Çekisë, Pragën, një “zonë rreziku” dhe paralajmëroi qytetarët e saj kundër udhëtimit atje. Paralajmërimi do të thotë që udhëtarët që kthehen duhet të futen në vetizolim dhe të testohen për koronavirusin.
Republika Çeke raportoi rritjen e saj më të lartë në rastet e koronavirusit në 24 orë më 9 Shtator – një total prej 1,164 infeksionesh të reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Rel
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…