Categories: Uncategorized

70 të prekur në Shqipëri! Ja si testohet një pacient nëse është i infektuar me koronavirus

Procedura e testit për koronavirus është e lehtë dhe mund të bëhet pothuajse kudo. Zakonisht testi përfshin marrjen nga zgavra e hundës së një pacienti një koleksion qelizash.

Më pas mostra dërgohet në një laborator, ku testohet për të përcaktuar nëse qelizat e pacientit janë infektuar me virus. E njëjta procedurë përdoret edhe për të mbledhur një mostër nga një person që mund të ketë grip.

Të lidhura

None found

Ndërsa marrja e mostrës është e lehtë, përcaktimi nëse një person është i infektuar me koronavirus është shumë më i komplikuar.

Metoda aktuale kërkon materialin gjenetik të virusit (ARN) në qelizat e pacientit. Për të zbuluar praninë e ARN-së në kampionin e pacientit, laboratorët kryejnë një provë të quajtur RT-PCR (reverse transcriptase polymerase chain reaction), shkruan media greke Zougula.gr.

Kjo metodë fillimisht konverton çdo ARN virale në ADN. ADN-ja më pas kopjohet miliona herë derisa të ketë mjaft kopje që mund të zbulohen duke përdorur një pajisje të veçantë, të quajtur instrument për përcaktimin sasior të PCR.

Nëse materiali gjenetik nga virusi gjendet në mostër, atëherë pacienti është i infektuar nga virusi. Duhen 24-72 orë për të marrë rezultatet.

Gjatë provave të para, kishte disa dyshime për saktësinë e tyre, pasi një studim zbuloi se 3% e testeve në Kinë dhanë një rezultat negativ kur njerëzit ishin në të vërtetë pozitivë, shkruan Noa.al.

Sidoqoftë, ky lloj i testimit gjenetik është përgjithësisht i saktë – më i saktë sesa testet e shpejta të gripit dhe përfitimet e testimit tejkalojnë marzhin e gabimit.

Testi i koronavirusit kërkon një kit, një pajisje të specializuar dhe personel të trajnuar posaçërisht. Po prodhohen shumë kite për të plotësuar kërkesat, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka shpërndarë rreth 1.5 milion në 120 vende.

të fundit

Gresë Krasniqi says her father refused a medical check-up in The Hague: How can I ask him to accept care from those who betrayed him?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

24 minutes ago

Violent protest, government increases number of police officers receiving a €2,500 bonus

Një tjetër vendim nga Këshilli i Ministrave ndryshon skemën e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të miratuar më…

26 minutes ago

Gresë Krasniqi tregon se babai refuzoi kontrollin mjekësor në Hagë: Si t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre që e tradhtuan?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

44 minutes ago

Yan Diomande mahnit me një gol spektakolar ndaj ish-klubit në Ligën e Kampionëve

Yan Diomande ka shënuar një gol spektakolar për Real Madridin në përballjen ndaj RB Leipzigut, në kuadër të fazës së…

56 minutes ago

BE-ja mund të zbusë ndalimin e shitjes së makinave me benzinë dhe naftë pas vitit 2035

Bashkimi Evropian mund të tërhiqet nga plani për ndalimin e shitjes së veturave të reja me motorë me djegie të…

59 minutes ago

Si u bë leva e Volkswagen Golf GTI simboli i topit të golfit?

Modeli Volkswagen Golf GTI është i njohur për shumë karakteristika sportive, por një nga detajet më të veçanta të tij…

59 minutes ago