Categories: Uncategorized

“Betohem në kokat e nipave dhe mbesave, Thaçi më ka treguar planin e ndarjes”

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri thotë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi më 2008 i kishte shpjeguar atij planin për ndarjen e Kosovës.

Thotë se ai nuk e ka pranuar këtë plan, derisa tregon se çka u tha në takimin me Thaçin, në të cilin sipas tij, prezent ishin edhe dy persona të tjerë.

Të lidhura

None found

“Personalisht nuk kam asgjë me z.Thaçi. Për planin e ndarjes po, kam biseduar me të dhe ma ka shpjeguar se si do të ndodh. Unë kam qenë kundër”, tha Bahtiri në Tv Dukagjini. Bahtiri ka shpjeguar se çka i tha Thaçi në atë takim.

“Personalisht kam biseduar me të dhe më ka treguar saktësisht se nga do të ndahet Kosova. Sipas z.Thaçi do të fillojë nga Zubin Potoku në fshatin Çabër që do të jetë në pjesën e jugut të Mitrovicës. Vinalci i Epërm, Vinalci i Ulët, Gushavci, Suhodolli mbesin në pjesën e jugut dmth në Kosovë. Pjesa prej Vidimiqit shkon drejt varreve të shqiptarëve dhe kalojnë në lumin Sitnica dhe dalin në pjesën e Shalës ku unë kam bërë rezistencë të fuqishme që atje të vendosen eshtrat e Isa Boletinit. Fshati Boletin ka mbetur në pjesën e Jugut”, tha Bahtiri.

“Sipas z.Thaçi i cili mua ma ka thënë (kemi qenë katër persona në takim) e ka pasur këtë plan dhe ma ka shpjeguar. Mitrovica ka pas me qenë e bashkuar në fazën si Free City Zone dhe më ka thënë se ti do të jesh kryetar i dy Mitrovicave. Unë s’e kam pranuar një gjë të tillë dhe kam bërë peticion i cili është nënshkruar mbi 17 mijë veta që është dorëzuar në Kuvend kur ka qenë kryetar Kadri Veseli. Asnjëherë nuk ka shkuar në Kuvend”, tha Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës gjithnjë duke ju referuar bisedave me Presidentin Thaçi, thotë se ky i fundit i ka treguar se Trepça do të mbetet në Kosovë, ndërsa Ujmani do të menaxhohej nga ndërkombëtarët. Bahtiri në fund është betuar në “kokën e nipërve dhe mbesave” se këto gjëra ja ka thënë me të vërtetë Hashim Thaçi.

“Po ju betohem në krejt familjen time dhe 22 nipave dhe mbesave se asnjë fjalë s’po e them më shumë e as më pak”, theksoi ai. “Jam i gatshëm të përballem publikisht me të dhe të debatojmë për këto gjëra”, tha ndër të tjera Agim Bahtiri.

të fundit

Bersant Celina vendimtar për Al-Ettifaqun me një gol dhe një asistim në Arabinë Saudite

Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…

6 hours ago

Police violence against young protesters: Berisha calls for investigation and legal punishment

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

6 hours ago

Ina Zhupa at Police Station No. 2: American photojournalist Michael Moates among those arrested

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…

6 hours ago

Shot in the eye with a rubber bullet/ The day before, Erjon Vishkulli helped Fadil, a protester facing economic hardship

Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…

6 hours ago

France 24 reports on the 12th student protest in Tirana: Clashes, corruption allegations and calls for Rama to step down

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…

6 hours ago

Dhuna e policisë ndaj protestuesve të rinj, Berisha kërkon hetim dhe ndëshkim ligjor

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

6 hours ago