Kryeministri Edi Rama, ka dhënë mesazhin në emisionin “Opinion” për kreun e PD, Lulzim Basha.
Rama tha se nuk është koha për propozime opozitare, por që të bashkohen për të marr masa kundër përhapjes së koronavirusit.
Po ashtu, kryeministri përmendi denoncimet e opozitës për maskat e skaduar, si dhe rastin e mjekut i cili u shpreh se kishte vizituar persona të dyshuar me koronavirus pas pajisjet e përshtatshme.
Pas jush do kem një lidhje me kreun e opozitës, çfarë mesazhi keni për të?
Atë mesazh që kam pasur gjithmonë, atë mesazh që kam pasur kur patëm tërmetin, atë mesazh që ka një njeri normal në një kohë anormale. Kjo nuk është koha për opozitram, nuk është koha për aksione opozitare, për task-forca opozitare, aksione opozitare, propozime opozitare, është koha për të qenë një.
Unë ndjek përveç të tjerave se si sjellen opozitat në vendet tjera. Një opozitë e ndërgjegjshme që ka diçka për të thënë, ose për të nxitur nuk del në televizor për ta bërë. Por, shkon në kanalin e duhur që është kanali komunikimit institucional.
Ndërsa një opozitë del e flet për maska të skaduara, jo ne por Kanadaja dhe gjithmonë dhe më shumë vendet e tjera. Spanja para dy ditësh ka shpërndarë masivisht të gjitha maskat sotk të cilave u kishte kaluar afati.
Kalimi i afatit të maskave është si e parfumit, i cili nuk e ka efektin 100%, por 98% etj. E njëjta gjë është të dalësh e të nxjerrësh një mjek i cili është i vetpostuar në rrjetet sociale i veshur kozmonaut, por për shkak se ka një qëndrim skizofrenik mes profesionit dhe politikës, del dhe i shërben politikës./ Opinion.al
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…
Benjamin Pavard ka shënuar në debutimin e tij me Marsejën. 29-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës pas gjuajtjes me kokë në…
Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë. Dy jetë të…