Categories: Uncategorized

Berisha sulmon ashpër Ramën pas padisë për Haradinajn: Tradhëtar i kombit!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim pas dorëzimit të padisë nga kryeministri Edi Rama për kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj.

Berisha nuk i ka kursyer akuzat teksa e ka cilësuar tradhtar të kombit, armik dhe urrejtës i qenies kombëtare shqiptare.

Të lidhura

None found

Berisha deklaron se Rama e mori këtë hap me urdhër të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe se padia është e urdhëruar nga Beogradi.

Statusi i plotë:

“Pas Vuçiçit, Edvin Kristaq Tradhetari padit me urdher te padronit te tij kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj!

Miq, bir xhelati, tradhetar i urryer per mbare kombin per te gjithe ata qe i thone vetes shqiptar, armik i eger dhe urrejtes i papermbajtur i qenies kombetare shqiptare, monstra qe eshte versulur si lope e çmendur ti shkaterroje kombit cdo arritje te tij, Kosoven e lire dhe te pavarur, projektin e integrimit europian, tju vrase shqiptareve shpresen dhe te spastroje etnikisht Shqiperine , dorezoi sot ne Prishtine padine kunder kryeministrit te Kosoves, Ramush Hardinaj.

Edvin Kristaq Tradhetari mori kete hap qe turperon vet turpin njerezor me urdher te patronit te tij Vuçiç pasi ky i fundit, ne nje akt kriminal paditi ne Hage kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj. Kjo padi e urdheruar nga Beogradi eshte akti me i fundit ne serine e akteve te tradhetise kombetare qe ka ndermarre Edvin Kristaq Tradhetari ndaj Kosoves se pavarur, integritetit territorial, sovranitet te saj si dhe pasi i futi thiken pas shpine Kosoves me traktatin e Novi Sadit dhe sulmeve qe ndermori nga Tirana, me gjuhe rrugaci kunder z.Haradinaj, te pashembullta qe nga koha e Luftes se Ftohte dhe te diktuara direkt nga padroni i tij, serbomadhi Vuçiç!

Po sot, qe shqiptaret kudo qe jane, pervec Esad Toptanit te ri qe heshti si fija e barit, u perulen me nderimin me te thelle para viktimave te genocidit serb ne Raçak, Vuçiç, per te zhurmuar mesazhin per drejtesi te viktimave te barbarise serbe ne Raçak, urdheroi Edvin Kristaq Tradhetarin qe me urgjence te dorezonte dhe njoftonte padine e turpit dhe tradhetise kombetare ne Prishtine kunder kryeministrit te Kosoves!

Miq, çdo ore qe kalon duke mbajtur kete tradhetar ne krye te narkoqeverise eshte nje poshterim i madh per çdo shqiptar qe e ndjene veten te tille, per Shqiperine dhe Kosoven. sb” /albeu.com/

të fundit

NYT: Trump distancohet nga LaCivita dhe Blair pas punës së tyre për partinë e Dodikut në Bosnjë

Presidenti Donald Trump u distancua sot nga puna që dy prej këshilltarëve të tij kryesorë, të cilët po ndihmojnë në…

5 minutes ago

Nxirret minatori i parë nga miniera e Trepçës, vijon shpëtimi i 63 të ngujuarve

Njëri nga 63 minatorët që kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës është nxjerrë nga horizonti i 11-të. Lajmin…

6 minutes ago

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përshëndet zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të Kosovës

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Akademia e Shkencave…

6 minutes ago

Nxirret një minator nga Trepça, ndërsa 62 të tjerë vijojnë të mbeten të bllokuar

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…

6 minutes ago

IHDNj apel për shpëtim të menjëhershëm të minatorëve të bllokuar në Stan Tërg

Mbi 60 minatorë kanë mbetur të ngujuar nën tokë në minierën e Stan Tërgut, në një thellësi që arrin deri në…

18 minutes ago

Zhegrova kryeson statistikat e driblimeve me Kosovën, mediat italiane e konsiderojnë kandidat për formacionin e Juventusit

Edon Zhegrova po tregon edhe një herë se driblimi mbetet një prej armëve të tij më të forta. Ylli i…

23 minutes ago