Categories: Uncategorized

Berisha rrëfen marrëveshjen e detit të vitit 2009: Unë isha kundër!

Në një kohë që po diskutohet marrëveshje e re mes Shqipërisë dhe Greqisë për detin, ish kryeministri Sali Berisha ka folur për çështjen e Detit, marrëveshjen e vitit 2009 si dhe zgjerimin me 12 milje të Greqisë.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha uroi zgjidhje të konfliktit duke thënë se nëse do ishte kryeministër, atëherë çështja Shqipëri-Greqi nuk do të ekzistonte.

Të lidhura

None found

“Do zgjidhja Shqipërinë dhe interesat e saj. Natyrisht, fqinjët të respektuar, të nderuar, por Shqipëria është një vend i cili duhet të ndërtojë marrëdhënie miqësore me të dy këto vende… Kemi firmosur një marrëveshje në 2009 dhe i kam qëndruar gjithmonë asaj marrëveshje.

Problemi është këtu, imagjinojmë se Shqipëria do anësojë kundër Greqisë apo kundër Turqisë, nuk duhet të imagjinohet.

Shqipëria duhet të mbajë një qëndrim në interesin e saj kombëtar, Shqipëria uron që të zgjidhet konflikti nëpërmjet dialogut. Po të isha kryeministër unë, në mënyrë absolute çështja e detit në Shqipëri-Greqi nuk do ekzistonte.

Dy qeveri greke njëra pas tjetrës, të dyja pranuan të shkojmë në Gjykatë. Erdhi Rama dhe tha ‘jo, s’kam punë me Gjykatat’.

Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen atëherë, isha kundër atij vendimi të Gjykatës. Asgjë nuk ka ndryshuar në raportin me detin në këndvështrimin tim.

Këta pasi negociuan 2 vite, u detyruan t’i thonë palës greke se tani ne kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese… Greqia pranoi negociatat me Shqipërinë me 6 milje”, tha Berisha.

Ndër të tjera, sqaron se marrëveshja me 6 milje do të përcaktonte kufirin:

“Por nëse marrëveshja firmosej me 6 milje, marrëveshja përcaktonte kufirin. Është krejt ndryshe me Shqipërinë. Marrëveshja me Shqipërinë nëse finalizohej dhe mbetej në fuqi, Greqia do prishte marrëveshjen nëse kalonte me 12 milje…

Që Shqipëria të bëhet shtojcë e politikë neo-otomane të presidentit të Turqisë, është në kundërshtim me interesin kombëtar të Shqipërisë. Jam përpjekur dhe do përpiqesha të kisha marrëdhënie më të mira me shtetet…”.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

5 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

5 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

6 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

6 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

7 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

7 hours ago