Categories: Uncategorized

Berisha: Kjo është këshilla që kam për Bashën dhe Kryemadhin

“Opozita nëse bëhen zgjedhje, që nesër të bëhen, i ka të fituara zgjedhjet”. Kështu mendon ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin Opinion.

Edhe pse opozita u ul në një tavolinë me qeverinë për reformën zgjedhore, Berisha ka një këshillë për liderët, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin: “Vetëm këtë këshillë çdo lloj përpjekje për të votuar shqiptarët të lirë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira”.

Edhe njëherë ai theksoi se Rama ikën nëse ka protesta të qëndrueshme.

“Dakord nuk e rrëzuam, por hajde ta rrëzojmë. Me protesta periodike “Rama Ik”. Rama ikën kur të mos jetë më i zoti të kthehet më në zyrë”, theksoi ai.

I pyetur nëse kjo marrëveshje, ka dekurajuar militantët e PD-së, ish kryeministri tha: “PD ka një spektër njerëzish prapa. Për një pjesë të njerëzve një reformë kur ti dikton, është siguruese për zgjedhjet.

Ti nuk mund ta injorosh këtë, ti vepron për një shumicë e cila thotë se tani kemi një ligj më të mirë për të bërë zgjedhje. Opozita është për zgjedhje dhe këtu Shqipëria është përpara. Nuk jam unë dakord që PD na të gjitha kushtet që ka Shqipëria, ky është i vetmi kushte që ka opozita”. / Opinion

të fundit

“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala: SPAK pretendon se Veliaj ka drejtuar sulme ndaj prokurorëve nga qelia

Apeli i GJKKO-së vendosi sot ta rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të fituar lirinë. Gazetarja Klodiana Lala në…

3 minutes ago

“Askush nuk e priste që do të lirohej sot Erion Veliaj”, Baton Haxhiu analizon vendimin e gjykatës për kryebashkiakun

Gazetari Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u shpreh se rasti i Erion Veliajt nuk…

18 minutes ago

“Ku di respekt ti!”/ Përplasje e fortë mes Erandit dhe Andresas: Këtu jemi të gjithë njësoj

Një shkaka e bërë gjatë fundjaëvës në fermë ka shkaktuar zhurmë dhe përplasje të fortë mes fermerëve, e cila ka…

21 minutes ago

Italia triumfon me rezultat komod ndaj Moldavisë

Italia ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Moldavisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.…

50 minutes ago

“Mandati do të dalë së shpejti”, Lapaj shpreson për një deputet tjetër pas rinumërimit në Fier

Drejtuesi i “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit, në MCN TV, u shpreh se vota e…

1 hour ago

Kaq ishte! Alba Pollozhani vendos pikat mbi “i” për lidhjen me Lim Hotin

Ish-banorja e “Ferma Vip” Alba Pollozhani ka reaguar në rrjete sociale lidhur me marrëdhënien e saj shumë të komentuar me…

1 hour ago