Categories: Uncategorized

Berisha bën deklaratën e fortë: Të infektuarit me COVID-19 u mbajtën të fshehur me qëllim nga Rama

Në një lidhje direkte me “Mbrëmje në Abc”, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ndër të tjera për mënyrën sesi po menaxhohet kriza e koronavirusit në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka hedhur akuza për fshehje të numrit të vërtetë, sipas tij, të viktimave dhe të të infektuarve.

Sa i përket mënyrës së testimit të qytetarëve, Berisha u shpreh:

“…Pse ka një gabim fondamental në parim këtu? Çfarë bën bota? Sot të gjithë ata të cilët manifestojnë shenja të dyshimta për Covid dhe që dalin negativë, në Shqipëri shpallen si jo të sëmurë. Këtyre nuk u bëet Check up-i nuk testohen sërish. Kurse në botë ata që prezumohet të kenë Covid u bëhen Check up-ët dhe u bëhet testi disa herë.”

Ish-kryeministri u shpreh gjithashtu se të sëmurët u mbajtën me qëllim të fshehur dhe “zëdhënësja militante” sipas tij e deklaroi rastin zero pasi mbaroi kongresi. Sipas tij “rastet zero” kishin kohë që ndodheshin në vend.

Sipas Berishës, është dhënë urdhër që çdo ditë, të jetë i përcaktuar numri i personave që shpallen të vdekur apo të infektuar.

“Nuk dyshoj tek shifrat që jep Infektivi, por të vdekurit e tjerë të patestuar mbeten jo Covid…”

Ish-kryeministri shtoi:

“Maska nuk ka teste nuk ka. Ka ditë që bota ushton, teste teste, maska, maska. Maskat janë bërë sot kryefjala pasi duhet t’i ketë çdo qytetar që del nga porta. Ne maskat dhe testet na mungojnë për personelet mjekësore…..Ky që po menaxhon ka vetem një interes, karriken e tij.

Mendoj se karantina u vendos me vonesë. Karantina eshte e domosdoshme, u vendos jo siç pretendohet, u vendos pas kohe, pas Greqisë, pas Italisë dhe pas shumë vendesh të tjera.” /abcnews.al/

të fundit

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

11 minutes ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

1 hour ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

2 hours ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

2 hours ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

2 hours ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

3 hours ago