Categories: Uncategorized

Berisha bën deklaratën e fortë: Ligjet e Ramës do t’i kishte zili edhe Kim Jungu

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se qeveria ka propozuar ligje “që i ka zili Kim Jungu për shkeljen e karantinës”, referuar ndryshimeve të propozura në Kodin penal.

Në një lidhje me Skype për “Zonë e Lirë”, Berisha tha se do të duhej të bëheshin ligje lufte, “duhej të dënoheshin ata që vjedhin, që janë lëshuar si lukuni duke bërë tendera sekrete”.

“Sot propozohen ligje që i ka zili Kim Jungu për shkeljen e karantinës, po nuk propozohet një ligj për ata që po përdorin epideminë për te vjedhur, për t’u pasuruar me paratë e taksapaguesve.

Po të jetë puna për ligj lufte, jo ai që e shkel karantinën, mirë nuk bën, por i trajton sikur të kishte dalë nga hunda e Enver Hoxhës, me 15 vite burg.

Por ai që vjedh meriton 35 apo deri në 60 vite burg. Cili qeveritar nuk po vjedh? Këta janë lëshuar si lukuni duke bërë tendera sekrete.

Po të ishte puna, për të bërë ligje special me të drejtë sociale, bëhen së pari për këtë kategori. 5 ditë më parë, më vjen një sms që më thotë se në spital, te Infektivi, nuk kemi ujë 48 orë, nuk kemi sapunë, banjot kanë shkuar në një gjendje skandal, kemi uri, unë nuk e publikova se nuk e besova, por i kërkoj falje.

Ata njerëz më së shumti kanë nevojë për imunitet dhe nëse t’i i ve në uri, ja shkatërron atë. Kjo është mesjetë, spitali nuk ka pasur kurrë uri”, -tha Berisha.

të fundit

Dy futbollistë të Kombëtares shënojnë njëri pas tjetrit, i japin fitoren skuadrës së tyre që realizon përmbysjen e rezultatit (VIDEO)

Dita e djeshme i ka buzëqeshur Arlind Ajetit dhe Taulant Seferit. Të dy bashkë, ishin autorë në golat që Bodrumspor…

8 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 24 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro, blihet me 96.5…

19 minutes ago

Parashikimi i motit 24 Gusht 2025/ Si do variojnë teperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme deri në orët e mesditës, i gjithë territori Shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të…

43 minutes ago

Horoskopi 24 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën…

8 hours ago

“Do të hakmerrem ndaj tij”/ Rrëfimi prekës i vajzës së 36-vjeçares së vrarë në Greqi: Do t’i bëj babait atë që ai i bëri mamit

Rrëqeth me rrëfimin e saj vajza e Mariola Nakolecit, 36-vjeçares e cila u vra ditën e premte (22 gusht) nga…

8 hours ago

Garanci sigurie për Ukrainën, Rumania gati t’i ofrojë bazat e saj ushtarake NATO-s

Kryeministri rumun Ilie Bolojan ka deklaruar se sigurimi i bazave ushtarake për aeroplanët luftarakë F-35 për aleatët e NATO-s mund…

8 hours ago