Një 48-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë mbrëmjen e sotme në Berat. Kufoma e gruas është gjetur në afërsi të Urës së Kuçit pranë fshatit Sheq-Gajdë.
Kanë qenë fermerët e fshatit ata që duke u kthyer nga puna në tokat bujqësore, kanë parë në lumë një trup pa jetë që lundronte dhe kanë njoftuar policinë.
Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, është nxjerrë nga lumi kufoma e gruas, që ishte e dekompozuar. Kufoma e gruas është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat,e cila po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Burime nga morgu i spitalit bëjnë me dije se në trupin e gruas nuk ka shenja dhune dhe paraprakisht mendohet se gruaja është mbytur.
Të njëjtat burime konfirmojnë se, trupi është i dekompozuar, që do të thotë se ajo ka më shumë se dy javë në ujë. Në morgun e Spitalit Rajonal Berat, ka mbërritur bashkëshorti i gruas,që ka bërë identifikimin e kufomës.
Gruaja është Drita Breganaku, 48-vjeçe, banuese në lagjen Uznovë,e martuar dhe me 2 fëmijë. Gjatë komunikimit me oficerin e policisë gjyqësore, është dëshmuar nga bashkëshorti se, gruaja e tij ishte larguar nga banesa dy javë më parë dhe për largimin e saj ai kishte bërë edhe denoncim në polici.
Bashkëshorti ka deklaruar se nuk kanë pasur konflikte dhe se familjarët, pas largimit të saj kanë dyshuar se mund të kishte rënë aksidentalisht në lumë. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se, kanë filluar hetimet në lidhje me ngjarjen dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…