Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i ka qëndruar idesë së tij për shkurtimin e pagave të administratës dhe disa pensioneve.
Në një intervistë televizive ai tha se nuk është e drejtë që ata që punojnë në privat të marrin një pagë minimale nga shteti dhe ata që janë në administratë, të paguhen me po të njëjtën pagë edhe gjatë këtyre muajve të koronavirusit.
“Kemi një situatë të pazakontë, po paguhemi me para publike, dhe në gjykimin tim po përdoret metrikë e ndryshme, kush ka punuar në privat rri në shpi dhe i jepet një pagë lufte minimale, kush ka punuar në shtet rri në shpi, merr një pagë sa e merrte.
Kjo nuk më duket e drejtë. Ne mund të bënin dy gjëra, ose të gjithë të barabartë, një shumë sa të ishte mundësia, ose të rrinim të gjithë te shkurti”, tha Beqaj.
Ai shtoi se sipas tij duhet të prekej edhe rroga e mësuesve pasi nuk bëjnë dallim nga ata që punonin në privat dhe tashmë marrin një pagë minimale në shtëpi
“Nuk e meritojnë mësuesit? Po ai që merrte 500 mijë lekë në privat dhe merr tani 260 mijë lekë, se është situata e pazakontë.
Po paguajmë të gjithë nga taksat, ndaj o do përdorim një barabartë për të gjithë, sepse nuk është pagë për merita, është shumë financiare se si të jetosh në këtë situatë, ose sa merrnim të gjithë në shkurt.
Mund të jenë të dy ekstreme, ndaj unë them kush punon në sektorin publik të marrë 90% të pagës dhe këto lekë që mblidhen të transferohen te këta që rrinë në shtëpi dhe marrin minimumin po të marrin dicka më shumë se minimumi”, theksoi Beqaj.
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…