Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar nga detyra një punonjëse të policisë kufitare të Korçës, e dyshuar për shpërdorimin e detyrës.
“SHÇBA ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjëses së Policisë Kufitare Korçë, F.Z., me detyrë ndihmës kontrollore në PKK Kapshticë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
None found
Pezullimi nga detyra është kryer pas një hetimi disa mujor të kryer nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.
Gjatë hetimeve të zhvilluara u arrit të dokumentohet veprimtaria e paligjshme e kryer nga punonjësja, e cila në shpërdorim të funksionit që mbante si ndihmës kontrollore pranë PKK-së Kapshticë, ka kryer në vazhdimësi regjistrime fiktive në sistemin TIMS të personave të ndryshëm, për shmangien e tejkalimit të afateve të qëndrimit në zonën Shengen.
Hetimet vazhdojnë me qëllim verifikimin e punonjësve të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.
SHÇBA fton e nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor”-njofton SHÇBA.
Franca do të angazhojë 70 mijë efektivë policie dhe xhandarmërie në të gjithë vendin të shtunën, për të parandaluar përsëritjen…
Jasir AsaniNë ndeshjen mes Chadormalu dhe Esteghlal FC, e mbyllur në barazim 1 - 1, e vlefshme për javën e…
Ministria e Brendshme informon se dje pasdite në orën 14:00 në SPB Shkup, një 24-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se…
Vjeshta në Tetovë nuk sjell vetëm peizazhe të zverdhura, por edhe alarmin e përhershëm të ajrit të ndotur. Megjithëse temperaturat…
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zhvilluar një takim joformal me përfaqësuesin e Jules Koundes, Jonathan Kebe, teksa klubi katalunas…
Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova, Rinesa, e njohur me emrin artistik Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshë të…