Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar nga detyra një punonjëse të policisë kufitare të Korçës, e dyshuar për shpërdorimin e detyrës.
“SHÇBA ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjëses së Policisë Kufitare Korçë, F.Z., me detyrë ndihmës kontrollore në PKK Kapshticë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Pezullimi nga detyra është kryer pas një hetimi disa mujor të kryer nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.
Gjatë hetimeve të zhvilluara u arrit të dokumentohet veprimtaria e paligjshme e kryer nga punonjësja, e cila në shpërdorim të funksionit që mbante si ndihmës kontrollore pranë PKK-së Kapshticë, ka kryer në vazhdimësi regjistrime fiktive në sistemin TIMS të personave të ndryshëm, për shmangien e tejkalimit të afateve të qëndrimit në zonën Shengen.
Hetimet vazhdojnë me qëllim verifikimin e punonjësve të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.
SHÇBA fton e nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor”-njofton SHÇBA.
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…
Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…