Katër të arrestuarit pas përplasjes me armë zjarri në qendër të qytetit të Shkodrës pak ditë më parë kanë dalë gjatë ditës së sotme përpara Gjykatës së Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “Arrest me burg”për katër të arrestuarit.
None found
27-vjeçari Liridon Lushi, 31-vjeçari Arghend Rexha, 28-vjeçari Ension Buraku dhe 22-vjeçari Riad Xheladini qëlluan me breshëri plumbash mbrëmjen e 6 Shkurtit, në qendër të pedonales së Shkodrës, ndaj një makine të tipit “BMW-je” , e cila drejtohej Mirsad Meta.
Meta ishte shenjestra e këtij atentati, por shpëtoi pa marrë asnjë plumb.Ndërkohë e plagosur mbeti një 35-vjeçare, kalimtare e rastit.
Sipas policisë edhe Mirsad Meta ka qëlluar në drejtim të këtyre personave duke iu kundërpërgjigjur sulmit, por asnjëri prej tyre nuk mbeti i plagosur. Bëhet e ditur se shkak i përplasjes është bërë prishja e pazareve të drogës .Të arrestuarit akuzohen për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Të enjten në mbrëmje, miliarderi i teknologjisë Elon Musk u dha fansave të Tesla-s një mundësi për të parë nga…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të Forumit Ekonomik të Grave, me të…
Mbrojtësi i krahut i Dritës, Besnik Krasniqi është zgjedhur “Ylli i Javës” në kuadër të xhiros së nëntë në Albi…
Autoboti me ujë që qëndronte i pozicionuar para Ministrisë së Arsimit është larguar, duke lejuar hapjen e rrugës për qarkullimin.…
Paqja është përgjegjësi e përbashkët. Drejtësia është detyrim. Respekti për njeriun është themeli që na bashkon. E ardhmja e Shqipërisë…
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit me inicialet B.S., i cili…