Policia ka arrestuar dy të rinj të cilët rezultonin të shpallur në kërkim të akuzuar për vjedhje.
Policia ka arrestuar E. U.,19 vjeç dhe E. C.,16 vjeç, banues në Lezhë.
None found
Njoftimi i policxisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin dhe zbulimin e vjedhjeve të banesave, lokaleve, makinave dhe serviseve, si rezultat i një pune profesionale për kapjen dhe ndalimin e personave që janë të përfshirë në vepra kriminale të vjedhjes, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:
– E. U.,19 vjeç dhe E. C.,16 vjeç, banues në Lezhë.
Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale të grumbulluara nga grupi hetimor rezulton se shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit janar, konkretisht:
-Më datë 25.01.2020 kanë vjedhur në një servis, në autostradën Lezhë-Milot, disa vegla si: pistoletë e madhe ajri e gomisterisë, 3 pistoleta ajri të vogla, 2 gurë fresibël dhe 2 trapanë, me vlerë rreth 2500 euro.
-Më datë 14.01.2020 kanë vjedhur në ambientet e Kryqit të Kuq në Lezhë disa artikuj ushqimorë.
Më datë 14.01.2020, në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, kanë thyer xhamin e makinës tip “Opel”, në pronësi të shtetasit Gj. F., me qëllim për të vjedhur.
-Më datë 04.01.2020 kanë vjedhur me thyerje dyqanin e firmës Brunes Sh. P. K., ku kanë marrë serverin e kamerave të vëzhgimit dhe një celular.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe ”Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, për të cilën parashikohet dënimi deri në 5 vite burg.
Lamine Yamal dukej shumë i sigurt kur u pyet nëse mendonte se Barcelona mund ta fitonte tripletën këtë sezon, duke…
Kryeministri Edi Rama ka anuluar mbledhjen e grupit të zgjeruar të Partisë Socialiste, që ishte planifikuar të mbahej ditën e…
Një gjykatë federale në SHBA ka vendosur që administrata amerikane të lejojë sërish aksesin e gazetarëve të CNN, MS NOW…
Harry Kane ka shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij, duke hyrë në mesin e dhjetë golashënuesve…
Arsenali po shqyrton mundësinë e transferimit të mesfushorit të Interit, Andy Diouf, gjatë afatit kalimtar të janarit. Megjithatë, londinezët përballen…
Që në fillim, rasti i Iva Mihailovës ishte humanitar dhe nuk duhej të shndërrohej në politik, tha dje për mediat…