Samiti i OKB-së, që zhvillohet çdo vit në Nju Jork, këtë herë i ka nisur punimet më 15 shtator, krejt ndryshe nga çdo sesion tjetër në historinë prej treçerek shekulli të kësaj organizate: po zhvillohet online, për shkak të pandemisë aktuale globale. Ç’ka do të thotë se nëpër korridoret e zhurmshme dhe ndonjëherë të tejmbushura të selisë së OKB-së në Nju Jork, presidentët e figurat e famshme globale nuk po ndeshen me njëri- tjetritn. Pjesa më e madhe e liderëve nuk janë personalisht aty dhe takimet po zhvillohen virtualisht, por kjo nuk do të thotë që rrotat e diplomacisë globale dhe zhvillimit të qëndrueshëm nuk do të rrotullohen me shpejtësinë e zakonshme.
Ky vit pandemie përkoi me 75- vjetorin e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Pavarësisht prej kufizimeve të diktuara nga Covid-19, një gjë nuk ka ndryshuar për OKB-në: dëshira dhe misioni për të përmirësuar jetën e kombeve dhe njerëzve në mbarë globin.
Theksi te paqja, siguria, ekonomia, shëndetësia, arsimi etj… që tashmë duhen analizuar e trajtuar në të tjera dimensione që po na diktoin ky normalitet i ri- Covid 19.
OKB-ja po planifikon t’i ndërtojë strategjitë e së ardhmes mbështetur jo thjesht në kontributin e ekspertëve të saj, por kësaj here, edhe në idetë dhe mendimet e njerëzve në të gjithë globin. Për të mbledhur këto mendime, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nisur prej disa muajsh fushatën #UN75, për plotësimin e një pyetësori, i cili na jep të gjithëve mundësinë të themi fjalën tonë, për të ardhme të përbashkët më të mirë e më të sigurtë. Ky pyetësor, i cili është publikuar prej muajsh, është plotësuar nga qindra e mijëra njerëz në mbarë globin dhe nga mijëra shqiptarë gjithashtu. Sot është një ditë e veçantë sepse, midis të tjerave, në Samit do të shpallen rezultatet paraprake të këtij pyetësori, do të shpallen idetë e zërat e çdo qytetari të botës që ka klikuar e ka shprehur shpresën e vet për çfarë duhet të bëhet më mirë. Sa ka shkuar numri global i qytetarëve që kanë dhënë mendimin e tyre? Cilat janë prioritetet e shpresat e tyre më të mëdha? Po shqiptarët çfarë duan më shumë, për rimëkëmbjen e vendit nga Pandemia: më shumë investime në sistemin arsimor, qasje më të mirë në kujdesin shëndetësor, më shumë mundësi punësimi, të rimenduarin e ekonomisë globale, më shumë bashkëpunim mes kombesh? Samiti do të na i zbulojë së shpejti prespektivat e së nesërmes, bazuar mbi të dhënat e pyetësorit që do të vijojë të shpërndahet nëpër botë, edhe këtu në Shqipëri, deri në fund të dhjetorit. Ndaj nëse nuk e ke bërë ende, klik tani në https://un75.online/?lang=alb
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…