Categories: Uncategorized

BE mban mbyllur kufijtë për shqiptarët, deri kur zgjaten kufizimet

Bashkimi Europian ka përditësuar sot listën e vendeve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit, duke “fshirë” totalisht vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kufijtë e vendeve anëtare të BE-së do të qendrojnë të mbyllur jo vetëm per Shqipërine, por edhe për Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat ishin të përfshira fillimisht në këtë listë.

Të lidhura

None found

Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara nga Këshilli i BE-së, pasi që nga 31 korriku vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për e banorët e vendeve të treta vijuese:

Australi

Kanada

Gjeorgji

Japoni

Marok

Zelanda e Re

Ruanda

Koreja e Jugut

Tajlandë

Tunizi

Uruguay

Kina

Kriteret për të përcaktuar vendet e treta për të cilat vendet anëtare hapin kufijtë mbulojnë veçanërisht situatën epidemiologjike dhe masat e kontrollit, përfshirë distancën fizike, si dhe çështjet ekonomike dhe sociale.

BE nuk ka hapur kufijtë me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, pasi kanë një numër më të madh rastesh të reja me COVID-19 na krahasim me nivelin mesatar europian gjatë 14 ditëve të fundit, i cili është 16 raste për 100 000 banorë.

Kjo listë nuk është një instrument ligjërisht i detyrueshëm, por deri më tani, të gjitha shtetet anëtare fqinjë kanë kufizuar udhëtimet drejt dhe nga Shqipëria.

Italia ka vendosur karantinën e detyrueshme për udhëtarët nga Shqipëria. Por vendimi më i ashpër ka ardhur nga Greqia, e cila do të mbajë edhe për dy javë kufijtë e mbyllur për qytetarët nga vendi ynë. Kështu, deri më 15 gusht në territorin grek nuk do të lejohen të hyjnë turistë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia, Kosova, etj. Në pikat kufitare me Greqinë lejohen të hyjnë vetëm rezidentët, ndërkohë që pritet të bllokohet totalisht hyrja e punëtorëve sezonalë.

Nga dita e djeshme, kufijtë grekë janë hapur edhe për shtetasit britanikë, charterat me të cilët mbërritën në zonat turistike, duke i dhënë një frymëmarrje turizmit në vend.

Një sërë vendesh, si Gjermania, Holanda, Austria dhe Greqia kanë mbyllur kufijtë për qytetarët serbë, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve. Gjermania dhe Austria nuk këshillojnë udhëtimin në asnjë prej vendeve të Ballkanit, duke lëshuar një paralajmërim udhëtimi kundrejt rajonit.

Për pasojë, shqiptarët nuk mund të rezervojnë as udhëtime tranzit që kalojnë në një prej vendeve të BE-së sepse nuk lejohen të ulen në aeroporte. Vetëm rezidentët mund të udhëtojnë drejt Italisë dhe Greqisë, por për qytetarët e tjerë kufijtë e vendeve fqinjë janë të mbyllura. Për momentin shqiptarët mund të udhëtojnë pa paraqitur tampon drejt Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Turqisë.

Listës së mëparshme të 14 vendeve të treta, qytetarët e të cilëve kanë të drejtë të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian i është shtuar Australia dhe Kina, pasi autoritetet australiane kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

të fundit

Valdrin Sahiti tregon rrugën drejt suksesit: Nga Beyonce te emrat e njohur të Hollywood-it dhe Lindjes së Mesme

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…

8 minutes ago

Opozita kundërshton mungesën e planit qeveritar, LVV-ja thotë se dokumenti miratohet së shpejti

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

10 minutes ago

Projekti historik i Xhaferit për Vllazninë, ja çfarë parashikon “Elite Campus

Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…

15 minutes ago

Gjendet një kuti plot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi (FOTO)

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

16 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në tarracën e dyqanit të luleve në Tiranë, policia identifikon autorin e dyshuar

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…

19 minutes ago

State Supreme Audit finds endless violations in 2025 budget, economic and financial damage of 135 million euros

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

21 minutes ago