Categories: Uncategorized

BE mban fjalën: 100 milion € për rindërtimin pas tërmetit

Pavarësisht situatës së vëhstirë nga pandemia, Bashkimi Europian ka mbajtur fjalën dhe ka alokuar 100 milionë euro për Shqipërinë, që do të përdoren për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca i cili ka shkruar:

“Sot Këshilli i Europës ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 për të ofruar mbështetje shtesë urgjentisht aty ky është e nevojshme.

Kjo përfshin edhe 100 mln eurot e premtuara nga Komisioni Europian në shkurt për të mbështetur rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri. Premtimi mbahet dhe dorëzohet! Bashkimi Europian qëndron pranë Shqipërisë”

Lidhur me këtë fakt ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili thotë se pavarësish halleve për përballimin e kësaj pandemie, BE i qëndroi angazhimit të 17 shkurtit në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

“Një lajm i mirë që pavarësisht hallit të madh të përballimit të pasojave të kësaj lufte botërore, BE i qëndroi angazhimit të 17 shkurtit në Bruksel dhe 100 milionë € e premtuar nga komisioni europian për rindërtimin, u alokuan në buxhetin e rishikuar të BE 2020”, shkruan Rama.

të fundit

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…

17 minutes ago

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…

37 minutes ago

NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit

NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…

46 minutes ago

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…

1 hour ago

Rusia do të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës

Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…

2 hours ago

Shpërthim tritoli në një banesë në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte ish-banori i BBV-së, Jozefin Marku

Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…

2 hours ago