Categories: Uncategorized

Bashkëshorti e divorcoi pa dijeninë e saj pasi ishte sëmurë, fëmijët i thonë “nuk je mami jonë” (VIDEO)

Flutura Shabanaj prej disa kohësh është duke vuajtur nga skleroza e shumfishtë dhe në programin “Historia ime”, në Tv Klan ajo së bashku me vëllain e saj, Pëllumb Gjoka, rrëfyen padrejtësinë që i është bërë.

I vëllai pretendon se pas sëmundjes, bashkëshorti divorcohet nga Flutura, por pa konfirmimin e saj. Në seancën e gjyqit, ajo nuk mori pjesë dhe për shkak të sëmundjes së 44-vjeçares, gjykata i dha kujdestarinë e 3 fëmijëve babait.

Por edhe pse ka të drejtë t’i takojë fëmijët, që nga fundit i vitit 2018, Flutura nuk komunikon me ta. Madje sipas pretendimit të tyre, ata nuk e duan mamanë e tyre dhe shkak për këtë janë motrat e ish-bashkëshortit të saj që kanë nxitur fëmijët kundër saj.

Mirela Milori: Kur e mësoi Flutura që bashkëshorti e kishte hedhur në gjyq për divorc?

Pëllumb Gjoka: Kjo ka shkuar shpesh tek policia dhe nuk e ka dëgjuar fort mirë çfarë i kanë thënë shefat dhe ia kanë marrë ok pa vetëdije.

Mirela Milori: Pra ai i ka kërkuar dhe ka firmosur? Si ka qenë kjo ‘ok’?

Pëllumb Gjoka: Kjo ka firmosur se ka kujtuar se është duke firmosur për të takuar kalamajtë, por kur e ka lexuar ka kuptuar që ka qenë divorc.

Mirela Milori: Pra ai e hodhi në gjyq dhe erdhi letra që u ndanë, apo mori pjesë në seanca?

Pëllumb Gjoka: Jo, unë s’kam qenë!

Mirela Milori: Po Flutura vetë ka vajtur? U ndoq procedura e divorcit?

Pëllumb Gjoka: Pa praninë e Fluturës u bë divorci, s’ka qenë asnjëherë.

Mirela Milori: Bëhet divorci. Është një vendim që bazuar në gjendjen shëndetësore të Fluturës, kujdestaria e fëmijëve i kalon babait të fëmijëve. Mund të jetë e saktë, por i jep të drejtën për të takuar fëmijët. Kur u bë divorci?

Pëllumb Gjoka: Fundi i 2018-s!

Mirela Milori: Pra që në fund të 2018-s dhe deri tani që flasim Fluturën nuk e kanë lejuar ta takojë fëmijët. Ju i keni takuar, por jo ashtu siç është vendimi i ligjit. Si ka qenë marrëdhënia e Fluturës me fëmijët? Ia linin Fluturës t’i takonte?

Pëllumb Gjoka: Jo!

Mirela Milori: Po pse?

Pëllumb Gjoka: Ia kemi kërkuar shumë herë, por ecin me një mentalitet sikur Flutura ka dashur t’i mbysë, se ashtu i kanë frymëzuar kunatat dhe vjehrra.

Mirela Milori: Dhe fëmijët?

Pëllumb Gjoka: Po fëmijët dhe nuk e duan. Thonë e kemi nënën këtu. Po fëmijët janë rritur me idenë se Flutura ka dashur t’i rrahë, t’i mbysë. E kanë denoncuar dhe në rajon dhe në momentin kur ka shkuar Flutura dhe kanë dalë fëmijët i kanë thënë: Ik largohu, ik s’të njohim, s’je mami jonë!/tvklan.al

të fundit

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

29 minutes ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

1 hour ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

1 hour ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

2 hours ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

2 hours ago