Policia e Elbasanit ka vijuar operacionin “Trajektorja”.
Shkon në 3 numri i të arrestuarve.
Vihet në pranga një 26-vjeçar që kishte përfituar disa nga sendet e vjedhura nga autori.
Në vijim të operacionit “Trajektorja” nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, si dhe prangosja e bashkëpunëtores së tij në këto vjedhje, ka vijuar puna për dokumentimin e plotë të këtyre rasteve.
Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan shtetasin: F. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka blerë 4 byzylykë floriri nga shtetasi A. Th., të cilët i kishte vjedhur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Dashi Sot do kaloni momente shume te lumtura pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni si ne një ëndërr te…
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka patur një përplasje mes Arlind Qorit dhe Adriatik Lapajt, të cilët kanë…
Ish numri 2 i qeverisë Rama denoncon një tjetër aferë skandaloze lidhur me projektin e Porto Romanos. Dhënia e një…
Zjarri që përfshiu tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit në Tiranë është vënë nën kontroll pas…
Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar për herë të parë publikisht pas largimit të saj të papritur dhe shumë të komentuar…
Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu përgjigj ftesës së…