Categories: Uncategorized

Pas Bashës, Policia gjobit edhe Monika Kryemadhin

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me masë administrative 47 persona që ishin mbledhur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, gjate nates.

Bëhet e ditur se shërbimet e Policisë kanë proceduar me masë administrative, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Të lidhura

None found

Kryemadhi qëndroi gjatë gjithë natës me artistë dhe pjesëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa garantoi se do t’i mbështesë ata deri në fund të betejës për mbrojtjen e TK.

GJithashtu policia apelon qytetaret që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social per te mos lejuar perhapjen e COVID-19.

Njoftimi i Policise Tirane:

Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e djeshme, pas orës 17:30, fashë orare e përcaktuar për ndalim lëvizjeje pa autorizim në zonat e kuqe, ka konstatuar në harkun kohor 20:00 – 24:00, një grup qytetarësh të grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar.

Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:

M. K., K. B., L. R., E. B., E. S., P. V., B. K., K. Xh., S. L., S. K., R. K., B. Ç., B. T., E. H., E. Sh., B. B., G. Sh., A. F., A. K., A. K., J. Sh., I. G., L. S., A. Q., B. I., F. Xh., D. B., E. M., D. A., A. K., S. B., G. S., G. B., D. T., A. S., L. B., A. D., Sh. M., M., Sh., R. D., R. B., R. Ç., A. H., D. D., B. L., F. Xh. dhe B. I.

Nisur nga shkeljet e evidentuara ditët e fundit në zonat e kuqe, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit siguron qyettarët se është angazhuar maksimalisht në zbatim të ligjit, në mbrojtje të jetës dhe të rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.

të fundit

30 vite nga “Romeo dhe Zhulieta”, filmi që e afroi Shekspirin me adoleshentët

Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…

12 minutes ago

Protesta studentore hyn në ditën e 20-të, të rinjtë marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë

Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…

13 minutes ago

Nga vështirësitë te Besiktasi te roli i protagonistit me Trabzonsporin, ringritja e Ernest Muçit

Historia e Ernest Muçit në futbollin turk po merr një kthesë të madhe. Ajo që nisi me shumë pritshmëri te…

14 minutes ago

Romeo dhe Zhulieta” feston 30 vjetorin, filmi që afroi të rinjtë me Shekspirin

Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…

20 minutes ago

Christopher Robin, djali pas personazhit të Winnie-the-Pooh që u përball me barrën e famës

Christopher Milne, djali i shkrimtarit britanik AA Milne, i cili frymëzoi personazhin Christopher Robin në librat e famshëm “Winnie-the-Pooh”, nuk…

21 minutes ago

Egnatia B fiton bindshëm, ndërsa Kukësi B shënon gjashtë gola ndaj Shirokës

Kategoria e TretëKanë përfunduar 4 ndeshje të Kategorisë së Tretë, mes Grupeve A dhe B, të vlefshme për javën e…

21 minutes ago