Categories: Uncategorized

Basha tregon çfarë do të bënte nëse do të ishte sot kryeministër: Siguri, testim, ndihmë ekonomike!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar se çfarë vendimi do të merrte nëse do të ishte kryeministër i Shqipërisë në këto ditë të vështira.

Në kuadër të situatës së koronavirusit, Basha tha se do të kishte prioritet sigurinë e jetës, mbylljen e vatrave potenciale të infeksionit, më shumë testime, nisjen e procesit të gjurmimit dhe paketën e ndihmës social ekonomike.

Duke marrë shembull Kosovën, në një intervistë për Vizion Plus, kryedemokrati theksoi:

“Do të zbatoja plotësisht protokollin e sigurisë për jetën e çdo qytetari. Do të urdhëroja menjeherë mbylljen e këtyre vatrave të infeksionit, do të vendosja mjaftueshëm para të cilat buxheti i ka, por do të duhet të shkojnë aty ku ka nevojë. Këtë po bën Kosova.

Nuk ka nevojë të marrim shembuj të fryrë, këtë po bën Maqedonia e Veriut, këtë duhet të bëjë Shqipëria. Fondet janë të pamjaftueshme, mënyra e dhënies së tyre është e paqartë, kemi humbur tre javë, fillon prilli, shumica e familjeve kanë djegur rezervat e tyre, kanë djegur atë pak dhjamë që kishin ndaj duhet urgjentisht të veprohet.”

Nëse do të ishte në karrigen e kryeministrit, Basha do të përdorte një strategji për të rritur testimin e personave të dyshuar si të infektuar.

“Nga ana tjetër të ndryshohet urgjentisht strategji sa i përket dedektimit, zbulimit duke rritur masivisht testimin, duke nisur me shtresat më të ekspozuara që janë shëndetësia, janë punonjësit e shtetit që janë në kontakt me njerëzit, policia, janë punonjësit e sektorit privat që janë ne kontakt me njerëzit që nga punonjësit e tregtisë, të supermarketeve, bukëpjekësit me të gjithë ata që janë në kontakt me njerëzit dhe duke e shtrirë atë dhe duke nisur procesin e gjurmimit.

Shqipëria është një vend i vogël në qoftë se hallkat funksionojnë, në qoftë se udhëzimet jo thjeshtë botohen apo hidhen e rihidhen në Facebook por zbatohen, atëherë ne mund t’a gjurmojmë dhe ta izolojmë virusin dhe kjo do t’a bënte shumë me te thjeshtë qe sistemi shëndetësor të mos shkojë drejt kolapsit”, theksoi kryedemokrati.

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

9 minutes ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

23 minutes ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

1 hour ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

1 hour ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

2 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

2 hours ago