Categories: Uncategorized

Basha thirrje Ramës: Shqyrto pa humbur kohë propozimet e PD-së, situata emergjente kërkon masa konkrete

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka bërë një postim ku vlerëson propozimet e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, për të shtyrë me 3 muaj taksat vendore të qytetarëve.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë pasi sipas tij në këto ditë të vështira të koronavirusit, situata emergjente kërkon masa dhe veprime konkrete.

Mesazhi i Bashës

Situata emergjente kërkon masa dhe veprime konkrete!

Çdo ditë që kalon biznesi dhe qytetarët përjetojnë vështirësi të dyfishta. Gjendjes së jashtëzakonshme diktuar nga Covid 19 i shtohet dhe pamundësia e bizneseve për të mbijetuar dhe e një shumice qytetarësh për të siguruar ushqim në pamundësi për të punuar.

Për këtë arsye përshëndes vendimin e Kryetares së Bashkisë së Shkodër Volatana Ademi për tu gjendur në krah të qytetarëve dhe bizneseve.

Ky është standarti i Partisë Demokratike. Çdo propozim i yni është i zbatueshëm dhe çdo vendim të propozuar do ta kisha marrë pa hezitim në qeverisje, për tju shërbyer njerëzve dhe vendit.

Uroj dhe bëj thirrje që pa humbur kohë të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryebashkiakes Ademi për përjashtimin nga detyrimet vendore për individët, familjet, personat fizikë dhe juridikë, dhe që çdo bashki tjetër të adoptojë të njëjtat masa në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

A: Të përjashtohen nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim, gjelbrim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020, për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.

B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.

të fundit

Në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj, 54% janë për punë, kryesojnë India e Italia, rritet Afrika

Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa vjen…

25 minutes ago

Pas 60 vitesh, një president sirian do mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa do mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Fjalimi i cili pritet të…

38 minutes ago

Sezoni i Virgjëreshës: Energjitë dhe mundësitë që na presin

Muaji i fundit i verës sjell një spektakël të plotë yjor. Nga retrogradet tek eklipset, gjithçka na shtyn të forcojmë…

42 minutes ago

Artistët pro çështjes palestineze: Bienalja e Venecias të tërheqë ftesat për Gal Gadot dhe Gerard Butler

Një grup i madh artistësh kanë bërë një thirrje të qartë për të tërhequr ftesën për aktorin dhe producentin skocez,…

44 minutes ago

Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur…

49 minutes ago

Tragjedia në Sarandë/ Dy motrat u morën leje prindërve për të pirë kafe dhe kërkuan të merrnin vëllain e vogël, gjyshja i paralajmëroi të mos dilnin: Kam parë ëndërr të keqe

Familja Dhimaku në Delvinë ka hapur sot dyert e mortit pasi dy motrat Elvisa dhe Rozina, përkatësisht 22 dhe 20…

1 hour ago