Kreyedemokrati Lulzim Basha, me anë të një mesazhi të dhënë sot shprehet se pikërisht, tani është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Ky mesazh, vjen pas takimeve intensive dy ditore në Prishtinë me krerët më të lartë të politikës në Kosovë.
None found
Sipas Bashës, njohja reciproke do iu shërbejë qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.
Mesazhi i Bashës:
10 vjet më parë GJND konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.
Shqipëria në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë 🇺🇸&🇪🇺, dha gjithçka për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Së bashku, në krah të njëri-tjetrit, do të përballojmë çdo sfidë e sigurojmë të ardhmen.
Aktorja e njohur britanike Emma Watson ka përjetuar një moment të sikletshëm dhe të dhimbshëm gjatë pjesëmarrjes në festën prestigjioze…
Një telefon celular i markës iPhone është zbuluar në ambientet e përbashkëta të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP)…
Gjykata Themelore në Prishtinë i vazhdoi paraburgimin edhe për dy muaj mësimdhënësit nga Dragashi, Feim Sali, i cili dyshohet për…
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës për gjendjen në sektorin e energjetikës, duke thënë se…
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të lansojë të hënën Kornizën Zhvillimore Strategjike 2026-2030, dokumentin që përcakton vizionin, objektivat…
Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë.…